E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ban Ki Moon 300 vezhgues ushtarake ne Siri

Çështja që është hedhur për diskutim nga ana e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki Moon, lidhet me faktin se nëse misioni i vëzhguesve në Siri mund të shtrihet në një kohë që gjakderdhja vazhdon. 15 anëtarët e Këshillit të Sigurisë së Kombeve të Bashkuara të ndarë mes atyre që përfaqësojnë vendet perëndimore që duan të ndalojnë presidentin e vendit al Assad dhe atyre që përfaqësojnë Rusinë dhe Kinën që e mbështesin atë, duhet të bien dakord nëse ky mission do të zgjasë edhe më shumë.
Ban Ki Mun ka kërkuar që numri i vëzhguesve në vend të jetë 300. Sipas sekretarit të përgjithshëm të OKB-së këta monitories duhet të jenë ushtarakë, port ë mbështetur nga forca civile. Ban Ki Mun është shprehur se kjo është një kërkesë që mbart rreziqet e veta, por mund të jetë zgjidhja e vetme për t’i dhënë paqen popullit sirian.
Misioni I fundit i vëzhguesve në Siri të dërguar nga liga arabe, dështoi në fillim të janarit të këtij viti në më pak se një muaj nga nisja e tij. Kipi atëherë tha se mund të bënte shumë pak kundrejt forcave të armatosura të drejtuara nga presidenti sirian al Assad. Ban Ki Moon kishte kërkuar një avion privat për të dërguar atje vëzhguesit por Siria ka deklaruar se do të jetë ajo që do të merret me transportin e tyre. 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›