E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hollande mbyll fushaten elektorale

Kandidati socialist për zgjedhjet presidenciale në Francë, Fransua Hollande, u ka thënë mbështetësve të tij se rruga drejt Elizeut nuk do të jetë dhe aq e lehtë. Gjithësesi Hollande i ka thënë elektoratit të tij se ishte i vendosur për tu bërë presidenti i vendit. “Edhe tre ditë, dhe më pas nëse e meritojmë, edhe dy javë fushatë elektorale deri në raundin e dytë të zgjedhjeve. Kjo do të jetë një betejë e vështirë dhe ndoshta pak e dhimbshme,” ka thënë ai.
Shumë nga sondazhet në vend parashikojnë një betejë të fortë mes Sarkozisë dhe Hollandes, në raundin e parë të zgjedhjeve që do të zhvillohet këtë të dielë, por sondazhet gjithashtu tregojnë se Hollande do të arrijë të fitojë në raundin e dytë të zgjedhjeve që do të mbahet në 6 maj.
Pasi ka kritikuar rivalin e tij Hollande ka premtuar se politikat e tij ekonomike do të ndihmojnë vendin. Ai I është drejtuar turmës duke thënë se është koha që e majta të vijë në pushtet pasi e djathta ka dështuar. Jollande ka fituar terren dhe nga humbja e besimit ndaj presidentit actual francez, Nikola Sarkozi.  Nëse Hollande fiton zgjedhjet presidenciale, atëherë do të jetë presidenti i parë socialist që prej 17 vjetësh.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›