E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident ne Peqin-Elbasan. Vdes 42- vjecari. Rende e shoqja

Një 42 vjecar  ka humbur jetën dhe bashkëshortja e tij është plagosur rëndë si pasojë e një aksidenti që ndodhi në aksin Peqin Elbasan. Në aksident janë përfshirë një furgon dhe një motoçikletë. Policia konfirmoi se  furgoni me targa të Elbasanit me drejtues 52 vjecarin Gëzim Ymeri ka qenë duke udhëtuar  me shpejtësi kur ka goditur motoçikletën ku udhëtontë 42 vjeçari Lulzim Popi i cili mbeti i vdekur menjëherë pas përplasjes dhe bashkëshortja e tij  Behie Popi 30 vjeçe e cila ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e qytetit të Elbasanit.

Azhornuar së fundi ( e martë , 01 shkurt 2011 )

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›