E Diel, 1 Nëntor 2026

Protestat ne Egjipt evakuohen shqiptaret

Ministria e Brendshme vendos evakuimin e menjëhershëm të 20 oficerëve të Policisë së Shtetit, dhe rreth 80 qytetarëve shqiptarë që ndodhen në Egjipt.Sipas autoriteteve zyrtare ky vendim u mor për të shmangur rreziqet që mund të paraqiten nga një tensionim i mëtejshëm i situates, ne Egjipt, pas protestave per rrezimin e presidentit te vendit.

Udhëtimi i këtyre personave nga Kajro në Tiranë do të kryhet me një avion të posaçëm, i cili pritet të mbërrijë në aeroportin “Nënë Tereza” rreth orës 16:00 të ditës së sotme.

20 oficerë të Policisë së Shtetit ndodhen aktualisht në Egjipt për të kryer një trajnim në kuadër të programeve që zhvillohen në këtë vend. Po keshtu një numër i konsiderueshëm qytetarësh shqiptarë ndodhen në Egjipt për arsye të ndryshme biznesi e turizmi. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›