E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bushati fton Sotir Ninin, Panathinaikos refuzon

Albania-Sport (AS) -Trajneri i ekipit Kombëtar U-21, Artan Bushati e ka përshirë talentin Sotir Nini në listën e tij të anti-Turqisë, pavarsisht se klubi grek Panathinaikos, ka bërë të ditur se nuk mund ta lëjë të lirë shqiptarin pasi ka aktivitet zyrtar në kampionatin grek, Superliga. Lajmi bëhet i ditur nga siti zyrtar i Federatës Shqiptare të Futbollit, fshf.org. Shqipëria U-21 do të përballet, më datën 17 janar 2007 në Turqi me homologen e saj turke. Takimi do të zhvillohet në stadiumin "Bahceliever" në Stamboll (14:00, ora lokale, 13.00 ora jonë). Pas ndeshjes me Turqinë, më datën 6 shkurt, ekipi U-21 do të zhvillojë një tjetër ndeshje miqësore me homologët e tyre grekë në Athinë. Ky do të jetë një tjetër shans për Sotir Nini, për t'iu përgjigjur pozitivisht ftesës së FSHF-së. Në formacionin e Bushatit janë vetëm dy lojtarë që luajnë jashtë Shqipërsë: Mergim Mavraj(SV Darmstadt) dhe Henri Shiba (Rexhina).

Kjo është lista zyrtare për ndeshjen e rradhes.
1 Enea Kolici Iraklis
2 Olti Bishani Vllaznia
3 Andi Lila Besa
4 Sadush Danaj Beslidhja
5 Mergim Mavraj SV Darmstadt
6 Daniel Ramazani Shkumbini
7 Renato Arapi Besa
8 Jetmir Sefa Tirana
9 Elis Bakaj Partizani
10 Gilman Lika Vllaznia
11 Xhevair Sukaj Vllaznia
12 Alsidi Tafili Vllaznia
13 Erando Karambeci Partizani
14 Gerhard Progni Partizani
15 Nertil Ferraj Dinamo
16 Bledjon Guga Flamurtari
17 Ilirjan Caushaj Dinamo
18 Henri Shiba Rexhina
19 Sotir Nini Panathinajkos
20 Enso Malindi Partizani

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›