As vitet se pengojnë Shaip Bajramin

Nga Avdyl SALIHU
Shkup – Mundësi i mirënjohur Shaip Bajrami ka lindur në Shkup në vitin 1959, ndërsa sportin e mundjes e ka pasur në zemër që nga mosha 7 vjecare, duke u anëtarësuar në KM "Shkupi". Fillimi i karrierës për Bajramin ka qenë i mrekullueshëm, pasi që në moshë tepër të re tregoi talentin e tij prej mundësi të suksesshëm. Në vitin 1967 fiton titullin e kampionit për grupmoshat e reja, në garat e mbajtura në ish-Jugosllavi. Në fillim të viteve të 70-ta, ftohet në reprezentacionin e Maqedonisë ku garoi për plot 11vite rresht, madje duke marrë pjesë në shumë kampionate botërore, evropiane dhe turne të ndryshëm. Shaip Bajrami aktualisht është trajner i klubit zviceran të mundjes RS "Chmiten", ndërsa tetë vite ka qenë trajner i KM "Shkupi" (1993 - 2001). "Në Zvicër kam udhëtuar pas interesimit që kishte shprehur ky klub për mua. RS ‘Chmiten' pesë herë kishte qenë kampion i Zvicrës. Klubi është në pozitë të mirë financiare, por mundësit janë veteranë. Dëshira ime është që të punoj dhe të vazhdojë të arrijë suksese, të cilat ky klub i ka arritur edhe më herët. Por largimi i disa mundësve të vjetër nga ekipi ka ndikuar që drejtuesit e klubit të hartojnë planin për një perspektivë më të madhe në vitet që vijnë. Tani nuk garojmë në elitën e parë, për shkak se udhëheqësia vendosi që ta braktisim ligën me vetë dëshirë dhe tani jemi orientuar në mundësit e rinj", thotë Bajrami. Dhe sipas Bajramit ky plan i filluar po realizohet me suksese nga ana e tij. "Për një kohë të shkurtër i kemi tre kampion të Zvicrës, ndërsa jemi në vendin e pare të tabelës në Ligën B", vazhdoi më tutje ai, duke shtuar se "Këtë vit për shkak të lëndimit të një mundësi në kategorinë 74 kg., kam zëvendësuar atë, duke dalë në dysheme pas plotë 20 viteve. Prej 10 luftërave të zhvilluara 9 i kam përfunduar me tush. Shtypi zviceran ka qenë i habitur, se si një njeri në moshën 47 vjecare po i mposhtë mundësit me emër në Zvicër", thotë ai. Gazeta zvicerane "Frajburg Cajtul" ka shkruar se "Trajneri nga Maqedonia, Shaip Bajrami pas 20 viteve, rikthehet me një luftë spektakulare, duke mposhtur kampionin e Zvicrës, Gilles Mishel për 36 sekonda", ose komenti i gazetës "La Liberte" shkruan se "Trajneri i RS "Chmiten", Shaip Bajrami ka mposhtur mundësin me përvojë Stefan Burru për 1 minutë, duke demonstruar teknikë të rrallë". Bajrami tani është në listën e 10 mundësve më të mirë të Zvicrës, ndërsa pas vitit të ri do të shihet se kush do të fitojë epitetin e mundësit më të mirë të vitit 2006. Ai shprehet se ekziston një dallim i madh ndërmjet sportit të mundjes në Maqedoni dhe Zvicër. "Në Zvicër ka një masivitet të madh të mundësve. Ekzistojnë tri Liga me ekipe të kompletuara, ndërsa edhe kushtet janë më të mira. Në Maqedoni talenti për sportin e mundjes është i pranishëm, por organizimi i dobët në klube ka bërë që mundësit posa të arrin pjekurinë e tyre, të braktisin këtë sport për shkak të mjeteve financiare", pohon ai. Shaip Bajrami është tepër i gëzuar për rihapjen e KM "Shkupi", tek i cili ka kaluar tetë vite si trajner. "Ndihem i lumtur kur kuptova se disa mundës të vjetër kanë rihapur klubin. U uroj suksese, kurse i apeloj donatorët shqiptar që të ndihmojnë sportin e mundjes, sepse bashkë me boksin janë sportet e vetme që u kanë sjell kënaqësinë shqiptarëve", përfundoi Bajrami. Sukseset: 12 herë kampion i ish-Jugosllavisë për seniorë Një herë Kampion Ballkanik Vendi i 3 në lojërat e Mesdheut 11 vite anëtar i reprezentacionit të Maqedonisë 7 vite ka garuar për KM "Valersorus"- Zvicër Prej vitit 1993-2001 trajner i KM "Shkupi" Prej vitit 2001 trajner i RR"Chmiten" -Zvicër Pjesëmarrës në Kampionatin Botëror në Lozanë, si dhe në shumë turne ndërkombëtare