E Diel, 1 Nëntor 2026

100 vjet A,B,C

“Kongresi i alfabetit të gjuhës shqipe 1908-2008”, mbi këtë temë zhvillohet dhe konferenca shkencore, organizuar në kuadër të 100 vjetorit të krijimit të a,b,c-së shqipe. Nën kujdesin e Kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha, ditën e hënë (17 nëntor) në Pallatin e Kongreseve, do të zhvillohet aktiviteti që do të kremtojë përvjetorin e ngjarjes së Manastirit, dikur në shtëpinë e Zavalanëve dhe Qirjazëve, ku u mblodh kongresi më 1908.

Pak ditë më parë, pasardhësit e delegatëve të këtij kongresi të cilët një shekull përpara vendosën unifikimin e alfabetit të gjuhës shqipe, parashikuan që me kremtimin e këtij përvjetori në datat 20-22 të nderojnë veprën e rilindasve, trashëgimtarëve dhe ish-shkrimtarëve e publicistëve të njohur, lëvrues të gjuhës shqipe, laikë e klerikë, etj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›