E Diel, 1 Nëntor 2026

Kamarieri i Pinterit

Premiera “Kamarieri memec” e autorit Harold Pinter fituesi Nobel për letërsi në vitin 2005, u shfaq mbrëmjen e djeshme në Teatrin Kombëtar me regji të Erion Hinajt.

Në shfaqjen e realizuar në kuadër të projekteve skenike të Festivalit Teatror i të Rinjve luajnë aktorët Mehmet Xhelili, Indrit Çobani dhe Besart Kolonja (skenografi).

Dy vrasësit profesionist Ben dhe Gas protagonist të ngjarjes përballen me situata absurde dhe po aq dhe reale, të krijuara nga bossi i tyre z.Wilson. Viktimë të një loje misterioze të shkrirë në situata komike dhe tragjike në të njëjtën kohë, midis tyre lind pyetja: Kush është në fakt personi që duhet të vrasin?!

Ata nuk kanë mundur të ndjekin dje, kanë prapë sot rastin për “Kamarierin memec”. Në orën 19.00 tek salla e vogël e TK.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›