100-vjet Postë Shqiptare, Berisha: Promotore e zhvillimit të Shqipërisë dixhitale
TIRANE- Kremtohet sot 100-vjetori i emetimit të pullës së postës shqiptare. Me këtë rast Posta Shqiptare ka celur një ekspozitë në Muzeun Historik Kombëtar ku pasqyroheshin pullat e postës në 100-vite.
I pranishëm në këtë ekspozitë ishte edhe kryeministri i vendit, Sali Berisha, i cili e vlerësoi këtë ditë si historike.
“Sot shqiptarët kremtojnë një ditë të shënuar në historinë e tyre, ditën e emetimit 100-vjet më parë të pullës së parë shqiptare të shtetit pak mujor aso kohe, të pavarur shqiptar. Ky moment ishte një eveniment shumë i rëndësishëm për konsolidimin e pavarësisë. Pas vulës së qeverisë vula postare ishte vula de juro dhe de fakto e shtetit të ri shqiptar. Ka përfaqësuar denjësisht Shqipërinë zyrtare, është bërë zëdhënëse e shkëlqyer e të gjitha fushave të jetës së këtij kombi”, tha kryeministri.
Për kreun e qeverisë Posta Shqiptare ofron sot një shërbim që promovon gjithnjë e më shumë zhvillimin e Shqipërisë dixhitale, nga një shërbim që po degradonte pak vite më parë, sic tha kryeministri.
“Posta shqiptare feston këtë ngjarje me një përgjegjësi të madhe, të përmbushur. Drejtimi eficent i saj, përkushtimi i punonjësve, mbështetja e qeverisë ka bërë që nga një shërbim që po degradonte e po i largohej qytetarit, që ishte kthyer në një problem të jetës sot është një nga shërbimet më të mira, më të shpejta e serioze. Me teknologjinë më të lartë, më moderne që ekziston sot”, tha Berisha më tej.
Për Berishën, Posta Shqiptare pasqyron shumë bukur zhvillimin e vendit, duke u bërë pjesë e platformës më të madhe, Shqipëria dixhitale.
“Posta është promotore e zhvillimit të Shqipërisë dixhitale. 1250 zyra të vendit shpërndajnë sot internet falas. Përgëzoj që gjithë punonjësit e drejtuesit për mënyrën dinjitoze që festojnë sot 100 vjetorin e pullës së parë shqiptare, për sukseset e arritura në një kohë relativisht të shkurtër”, tha kreu i qeverisë më tej.
(m.a/BalkanWeb)