E Diel, 1 Nëntor 2026

‘3 ligjet’, Ilir Meta: Shpresoj që Berisha të mbajë fjalën për miratimin e tyre

TIRANË- Kreu i LSI-së Ilir Meta prezantoi Ardit Çelën si kandidatin për deputet të LSI-së në zonën e Kombinatit.

Meta rikujtoi propozimin që para pak ditësh i bëri krerëve të dy partive të mëdha në vend PD, Sali Berisha dhe PS Edi Rama për miratimin e 3 ligjeve duke theksuar se shpreson që Berisha të mbajë fjalën.

Gjatë fjalës së tij, Meta kritikoi deklarata e kryeministrin Berisha për rritje ekonomike. Meta tha se “Shkëlqimi i ekonomisë ekziston vetëm në fjalimet e kryeministrit”. 

Pak ditë më parë (më 2 Maj) kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta u bëri thirrje krerëve të dy partive të mëdha, Berisha e Rama si dhe deputetëve të parlamentit që të votojnë 3 ligjet e cilësuara, si ligjet e integrimit para shperndarjes se parlamentit, qe pritet me 25 Maj. 

Menjëherë pas ftesës publike, Berisha gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët tha se mazhoranca është gati të votojë cdo ligj, por kjo refuzohet nga opozita. 

Ndërkohë, Rama po atë ditë, i ftuar në një emision televiziv, tha: Asnjëherë nuk e ka kërkuar dhe asnjëherë nuk ia kam premtuar. Ndërkohë që sot kryetari i LSI ka bërë një propozim për një komprmis për kalimin e dy ligjeve se e treta është rregullorja. Që të votohen dhe të hyjnë në fuqi me parlamentin e ri. Dhe mua më bën sens dhe nuk ka pse e gjithë periudha e verës të përdoret. Ne jemi të gatshëm t’i përgjigjemi kësaj ftese për kompromis. Dhe të votojmë në rast se pranohet që këto ligje të hyjnë në fuqi pas zgjedhjeve.
Nuk e kishim diskutuar këtë po është konform principit që kemi ne”.
(e.m/BalkanWeb) Lidhje te tjera Meta: Të miratohen 3 ligjet! Berisha: Jemi gati. Rama: Votoj, por të zbatohen në Shtator

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›