Itali, në pranga dy italianë, vranë shqiptarin gjatë grabitjes
Karabinierët në Itali arrestuan dy shtetas italianë, të cilët akuzohen për vrasjen e një të riu shqiptar gjatë një grabitjeje. Policia në Vetere Santa Maria Capua vuri në pranga 26-vjeçarin Michael Marks dhe Alfonso D'Agostino, 30 vjeç.
Ndalimi i tyre u bë pasi akuzohen për grabitjen e dy shqiptarëve dhe vrasjen e njërit prej tyre. Ngjarja ka ndodhur në mbrëmjen e 18 gushtit. Dy shqiptarët qëndronin në Santa Maria Capua, në një prej lagjeve ku qëndronin prostitutat. Italianët janë afruar për t’i grabitur dhe midis tyre ka plasur një sherr me thika. Për pasojë, mbeti i vdekur 27-vjeçari shqiptar Xhevahir Malaj. Karabinierët ndaluan Alfonso D'Agostinon si i dyshuari kryesor për kryerjen e vrasjes. Ndërkohë që Marks u shpall në kërkim, për t’u vënë në pranga pas përfundimit të hetimeve.