E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtyhet ne shtator gjyqi Prifti-Beqiraj

Gjykata e lartë ka shtyrë procesin gjyqësor ndaj ish-ministrit të ekonomisë Dritan Prifti dhe ish-zëvëndësit të tij Leonard Beqiraj për në muajin shtator. Edhe pse një afat shumë i largët, pasi ligjërisht seanca e radhës duhet të shtyhet jo më shumë se 15 ditë trupi gjykues është shprehur se gjykata është e mbingarkuar. Shkaku i shtyrjes së seancës së sotme ka qenë mungesa e anëtarit të trupit gjykues Aleksandër Muskaj. Në seancën e sotme trupi gjykues do të merrte në shqyrtim provat e prokurorisë të paraqitura kundër Priftit dhe Beqirajt të cilët akuzohen për korrupsion pasiv pasi u shfaqen në një video duke shpërndarë 70 mijë euro. Prokuroria nuk ka thirrur asnjë dëshmitar edhe pse janë marrë në pyetje rreth 150 persona. Trupi gjykues ndërkohë ka pranuar të gjitha provat e paraqitur nga ana e organit të akuzës ndërkohë që nuk është shprehur akoma për kërkesën e avokatëve mbrojtës për të pushuar gjykimin.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›