100-vjetori i Nënë Terezës, Topalli: Fjalët e saj aktuale për politikën
TIRANë- Në simpoziumin e organizuar nga universiteti “Zoja e Këshillit të Mirë”, me rastin e 100 vjetorit të lindjes së Nënë Terezës kryeparlamentarja Topalli ka përdorur citate të saj për ti dhënë mesazhe opozitës.
Topalli gjendej në simpozium me slloganin “Eja, ji drita ime”, që u organizua nga Konferenca Ipeshkvore e Shqipërisë, me rastin e 100 vjetorit të lindjes së Nënë Terezës.
“Fjalët e saj janë gjithmonë aktuale, pse jo edhe në politikë. Ajo na mësoi se nëse do të shohim vetëm anët negative të jetës, natyrisht mund të biem në dëshpërim, por nëse do të kemi vullnetin të shohim dhe të kuptojmë gjithcka të bukur që ndodh, që kemi rrotull do të dimë ta transformojmë edhe më tej vendin tonë”, deklaroi Topalli".
Në këtë simpozium ishin të pranishëm zonja Liri Berisha, e cila udhëheq fondacionin “Nënë Tereza”, Presidenti i Konferencës Ipeshkvore të Shqiptërisë, Imzot Rrok Mirdita, Nunci Apostolik në Tiranë, Imzot Ramiro Morelingles, i ngarkuar për ndjekjen e shenjtërimit të Nënë Terezës pranë Vatikanit, At Brianko Lodiejcuk, misionaria e Nënë Terezës, Ancila Kërnahaj, etj.
(m.a/News24/BalkanWeb)