E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, aksidenti, një i vdekur një tjetër i plagosur

TIRANë- Një i vdekur dhe një i plagosur është bilanci i një aksidenti rrugor të ndodhur sot pasdite në Tiranë. Viktima është 75-vjecarja, Bihana Ruci ndërsa i plagosur rëndë në spital, ndodhet një i afërm i saj, Halit Drixhi 65-vjec.
Aksidenti ndodhi orët e pasdites në rrugën e Porcelanit, kur dy të aksidentuarit kalonin nga njëra anë e rrugës në tjetrën. Ata janë përplasur nga një motorr në të cilin udhëtonin dy persona.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë të cilët sqarojnë se motorri është përplasur fillimisht me një makinë tip benz dhe më pas ka aksidentuar dy të moshuarit. Përplasje nga e cila, 75-vjecarja, Bihana Ruci ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Ndërkohë blutë e Tiranës kanë bërë të mundur shoqërimin në polici të drejtuesit të motorrit dhe të makinës.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›