Kuzhe zbulon listën: Mali i Zi, test real para Rumanisë
TIRANE- Trajneri i kombëtares Josip Kuzhe ka zbardhur listën me 25 futbollistë që do të luajnë në miqësoret me Malin e Zi dhe Andorrën. Ndryshe nga herët e tjera, kroati ka thirrur në skuadër shumë futbollistë të rinj, madje edhe debutues si Xhihani apo Januzi, ndërkohë që nuk ka lënë jashtë asnjë prej lojtarëve që nuk kanë luajtur rregullisht me skuadrat e tyre, si Skela, Bulku, Bogdani apo Agolli.
“Natyrisht që unë pëlqej që ata të luajnë në skuadrat e tyre, por është e vërtetë se një pjesë e madhe e futbollistëve të kombëtares nuk ka luajtur. Po ashtu, ka nga ata si Cana, Dallku apo Curri që vijnë në këtë grumbullim të lodhur pas një sezoni të gjatë. Për ne, e rëndësishme është që këta futbollistë të kenë dëshirën për të luajtur, të paktën për këto dy miqësore. Ne nuk jemi kombëtarja angleze që ta kemi kusht për thirrjen në kombëtare mosaktivizimin. Kemi shumë pak lojtarë”, deklaroi kroati. Në lidhje me emrat e rinj,
Kuzhe deklaroi se dëshiron t’i shohë ata nga afër, ndërsa miqësoret me Malin e Zi dhe Andorrën i cilësoi si shumë të rëndësishme para nisjes së eliminatoreve. “Mali i Zi është një test i vërtetë për ne, pasi ata janë një skuadër që kanë të njëjtin stil loje si Rumania dhe unë dua t’i shoh futbollistët duke luajtur me një skuadër të ngjashme. Ndërsa Andorra ngjan me Luksemburgun, që është ndeshja jonë e dytë eliminatore”, shtoi tekniku. Dilema e fundit për Kuzhenë është ajo e zgjedhjes së portierit të tretë, pasi Arjan Beqaj ka probleme me veshkat dhe nuk do të vijë. Miqësorja me Malin e Zi do të zhvillohet më 25 maj në Podgoricë, ndërsa ajo me Andorrën më 2 qershor në Shqipëri.
(m.a/A. Latifi/BalkanWeb)