E Diel, 1 Nëntor 2026

Kastriot Islami: “21 janari dhe mos miratimi i ligjeve, e bëjnë PS-në autore të mos marrjes së statusit”

17-01-2012 / Gazeta 55

Deputeti i pavarur, Kastriot Islami e sheh me shqetësim sjelljen e Partisë Socialiste, dy muaj pas thyerjes së bojkotit dhe bllokimit të parlamentit.
Dje në seancë PS konfirmoi qëndrimin e mbajtur një javë më parë në konferencën e kryetarëve, duke votuar kundër kalendarit të punimeve të Kuvendit, që parashikon miratimin e 3 ligjeve me shumicë të cilësuar.
Sipas deputetit Islami, klasa politike nuk duhet të faktohet më si bashkë autore e mos marrjes së statusit të kandidatit, por duhet të jetë bashkë autore e vendimit të madh të Brukselit. Shqetësimin e tij, Kastriot Islami e shpreh në prag të mbajtjes së protestës-homazh të Partisë Socialiste në bulevardin e kryeqytetit.
“Klasa politike shqiptare duhet ti largohet retorikës negative në mënyrë që të kthehet nga bashkëfajtore për mos marrjen e statusit të vendit kandidat në bashkë autore të marrjes së tij. Shqipëria është një vend anëtar i NATO-s dhe që ndodhet shumë afër marrjes së statusit të vendit kandidat për në BE. Do të ishte e gabuar politikisht, por mbi të gjitha për imazhin e vendit që Shqipëria ashtu si në 21 janar 2011 të krahasohej me Tunizinë, në prag të 21 janarit 2012 të krahasohet me Egjiptin. Asgjë e përbashkët nuk ekziston midis Pranverës në vendet arabe dhe progresit që duhet të bëjë Shqipëria në këtë 100 vjetor të Pavarësisë së saj për të mundësuar marrjen e statusit të vendit kandidat. Klasa politike shqiptare duhet t’i largohet retorikës negative në mënyrë që të kthehet nga bashkëfajtorë për mos marrjen e statusit të vendit kandidat në bashkë autore të marrjes së tij. Çdo ditë, çdo javë dhe çdo muaj deri në vjeshtën e ardhshme ka vlerë historike për të ardhmen e vendit”, theksoi deputeti Islami.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›