E Diel, 1 Nëntor 2026

Astrit Patozi: Opozita bllokoi integrimin, u ndëshkua me 140 mijë vota më pak

17-01-2012 / Gazeta 55

Kreu i grupit parlamentar demokrat Astrit Patozi, mbajti në fjalimin e mbajtur dje në Kuvend, në hapje të sesionit të ri parlamentar, iu referuar zhvillimeve politike në vend, duke u ndalur te 100 vjetori i pavarësisë, marrja e statusit të vendit kandidat dhe debati i zgjedhjes së presidentit. Ai e cilësoi vitin 2012 si vendimtar për reforma të rëndësishme. Patozi tha se këto reforma mund të dërgojnë vendin përpara në raport me BE-në. “Mazhoranca do bëjë gjithçka që është në dorën e saj në mënyrë që në ditëlindjen e 100-të të marrë statusin e kandidatit, por vullneti i saj është i pamjaftueshëm. Po opozita e ka të njëjtët qëllim? Në mbledhjen e parë të kryetarëve u rikthyen simptomat e vjetra, ne ramë dakord nëntorin që shkoi. Uroj që opozita ta kalojë këtë moment dobësie. Ne humbën statusin e vendit kandidat, por pavarësisht se aspirata shqiptare u kushtëzua më e humbur doli e opozita, që u ndëshkua me 140 mijë vota më pak”, tha Patozi.
Kreu i grupit kuvendor demokrat tha se debati i hapur për zgjedhjen e presidentit është i parakohshëm. Patozi vuri në dukje se Kushtetuta nuk e lë vendin të futet në krizë.
“Ky është sesioni i zgjedhjes se presidentit, ndaj e shohim të parakohshëm debatin që ka nisur, pasi fryma e Kushtetutës nuk e lejon, fryma e saj është të mos e lërë vendin në krizë. Bamir Topi është zgjedhur pas dy raundesh. Debati është hapur nga opozita dhe presidenti në detyrë”, theksoi Patozi.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›