100-vjetori i Pavarësisë, Berisha: Të vendosim në Tiranë figurat historike
TIRANË- Kryefjalë e mbledhjes së sotme të qeverisë ka qenë 100-vjetori i Pavarësisë. Kryeministri Berisha mblodhi anëtarët e komitetit shtetëror që do të merren me organizimin e aktiviteteve, për ketë ditë, “në mënyrë që Shqipëria të paraqitet sic e meriton”, sic tha kryeministri.
Festime madhështore në çdo cep të vendit, “për Shqipërinë e 1 shekulli të pavarur”, premtoi më tej Berisha.
Ashtu si edhe më herët kryeministri foli për figurat historike që kontribuuan në pavarësinë e vendit dhe tha që ata duhet të jenë edhe në Tiranë, epiqendra e shqiptarëve sot.
“Pavarësia me të vërtetë u shpall në Vlorë, por figurat historike duhet të qendrojnë aty ku është epiqendra e shqiptarëve, aty duhet të jenë edhe ata. Ismail Qemali e figurat e tjera historike të kenë praninë në kryeqytet", tha Berisha.
Berisha u shpreh më tej se 2012-ta përfaqëson vitin e flamurit, prandaj këshilloi që “flamuri të valëvitet në çdo ballkon shqiptar, për të nderur të rënët e kombit”.
(ma.ar/BalkanWeb) Lidhje te tjera Berisha: Në Francë mora mbështetje, integrimi do bazohet në meritë