E Diel, 1 Nëntor 2026

Kapet droge ne portin e Vlores lenda narkotike po nisej drejt Italise

Një 30 vjeçar, emigrant në Itali është vënë në pranga ndërsa ka tentuar të kalojë përmes portit të Vlorës në drejtim të shtetit fqinjë një sasi kanabis sativa prej 25 kilogram. Policia kufitare pas marrjes së sinjalizimeve organizoi kontrollin e mjetit BJ 536 VË në pronësi të Juljan Tarës nga fshati Gjorm i Vlorës.
Kanë mjaftuar vetëm pak minuta që policia të zbulonte sasinë e drogës të paketuar në disa pjesë dhe të fshehur në makinë. Policia bëri arrestimin e Tarës si dhe sekuestrimin e drogës bashkë me mjetin. Informacionet zyrtare raportojnë se emigranti po tentonte të kalonte sasinë prej 25 kg hashash drejt Italisë.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›