E Diel, 1 Nëntor 2026

100 vjetori i Pavaresise Berisha Te nderojme ata qe prehen nen flamur

Kryeministri Sali Berisha në mbledhjen e Komitetit ndërministror për axhendën e veprimtarive të 100 vjetorit të Shpalljes sëpavarësisë tha se, një nga objektivat më madhore të këtij jubileu është rikthimi i ngjarjeve të mëdha dhe rivendosja e tyre në piedestalin e merituar. Ngjarjet dhe aktet, të cilat për arsye politike, ideologjike apo të tjera janë vendosur në një harresë për një kohë të gjatë dhe këto ngjarje sipas tij nuk janë të pakta.
“Harresa për një kohë të gjatë ka mbuluar zhvillimet më madhore në historinë kombëtare, ka mbuluar përpjekjet e mëdha të luftërave për liri të trevave shqiptare në Ish-Jugosllavi, Kosovë Maqedoni dhe Mal të Zi të zi. Rikthimi i këtyre ngjarjeve të mëdha dhe rivendosja në piedestalin e merituar duhet të jetë një nga objektivat madhore”- nënvizoi kryeministri
Berisha duke iu referuar Kongresit të Lushnjës, tha se kjo ngjarje u skajua në historinë e Shqipërisë, pasi protagonistët kryesorë të këtij Kongresi, regjimi i shpalli armiq, ndërsa sipas tij ky ishte kongreis I shpëtimit të Shqipërisë.
“Vendimet e Kongresit të Lushnjës ishin të rëndësishme, qeveria që doli nga ky kongres ia doli që në një hark kohor prej 9 muajsh të venndosë rendin dhe integritetin territorial. Ministri i Brendshëm Ahmet Zogu ia doli t’i thotë jo përcaktimeve kobzeza për shpërbërjen e Shqipërisë. Kjo qeveri ishte përcaktuese për suksesin që dëshmoi Shqipërinë shtet para botës, ndërsa për shkak të Zogut dhe Toptanit ngjarja u vendos në skajet e historisë ”- theksoi Berisha
Ai tha se është miratuar e gjithë axhenda,dhe kjo mbledhje bëhet për shqyrtimet teknike të problematikës, pasi mbledhja e ardhshme është përcaktuese përsda u përket veprimtarive që duhet të realizohen. ”Ne jemi të pergatitur, koha ecën dhe eshte e domosdoshme që të shpejtohen ritmet e vendimeve në mënyrë që një axhendë e ngjeshur të ndiqet dhe të zbatohet. Janë konturuar grupet e punës dhe janë vendosur kontakte dhe lidhje me shiqptarët në Kosovë, Maqedoni dhe Mal të zi ndërsa duhet të vendosim në Preshevë dhe Diasporë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›