E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidencialet ne France e Rusi

Kandidati socialist për zgjedhjet presidenciale në Francë, Francois Hollande u prit me një dush mielli gjatë një fjalimi që mbajti në lidhje me strehimin, në Paris. Një grua hodhi një çantë me miell në drejtim të tij. Hollande dukshëm i tronditur, vazhdoi fjalimin gjithsesi. Më vonë, ai do të firmoste edhe një peticion për krizën e strehimit në Francë, në një mbrëmje të organizuar nga një organizatë e rëndësishme bamirësie. Sondazhet e fundit të opinionit sugjerojnë se Hollande po e zmadhon avantazhin ndaj presidentit Nicolas Sarkozy, pavarësisht një serie masash që ky i fundit ka paraqitur kohët e fundit e që synojnë të rrisin punësimin dhe konkurrueshmërinë e ekonomisë franceze.
E ndërsa presidencialet në Rusi po afrojnë, nën një ritëm të ashpër protestash kundër kryeministrit Vladimir Putin, baret dhe kafenetë kanë filluar me sondazhet e tyre mbi kandidatin që do të fitojë zgjedhjet presidenciale. Një filxhan kafe me fytyrën e atij që preferon të fitojë zgjedhjet duket se është idealja për të fituar më shumë para, por dhe për të shprehur vullnetin e votës, njëlloj si në zgjedhje.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›