E Diel, 1 Nëntor 2026

100-vjetori i Pavaresise Berisha takon Jahjagen

Kryeministri Berisha priti dje ne takim Presidenten e Republikes se Kosoves Ahtifete Jahjaga e cila beri nje ndalese ne Tirane gjate kthimit te saj nga Praga ku mori pjese ne funeralin shteteror ne nderim te ish-presidentit cek Vaclav Havel. Kryeministri Berisha shfrytezoi rastin per ti percjelle Presidentes Jahjaga te gjithe krereve te institucioneve shteterore dhe qytetareve te Kosoves pershendetjet dhe urimet me te perzemerta per festat e fundvitit. Te dy bashkebiseduesit shprehen bindjen se viti i ardhshem do te jete per qytetaret e te dyja vendeve nje vit edhe me i mire ku ata do te cojne perpara e do te progresojne ne projektet e tyre madhore per zhvillim dhe integrim europian. Ne kete takim u rikonfirmua vullneti i te dyja vendeve per te intensifikuar perpjekjet per konsolidimin e bashkepunimit dypalesh por edhe ate rajonal ne menyre qe shqiptaret te shnderrohen gjithnje e me shume ne nje faktor per zgjerimin e bashkepunimit e miqesise me te gjithe popujt e rajonit. Duke u ndalur ne 100-vjetorin e Pavaresise se vendit Kryeministri Berisha dhe Presidentja Jahjaga ripohuan se ne kete vit jubilar do te kremtohet duke nderuar me solemnitetin me te larte qytetar dhe respektin me te thelle ngjarjet dhe figurat historike vendimtare qe nga Lidhja e Prizrenit deri te pavaresia e Kosoves dhe perpjekjen e sakrificen e kombit qe beri te mundur qe sot shqiptaret te jene me te lire se kurre dhe te ecin te vendosur drejt vizionit te tyre te ri atij europian.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›