Berisha Pranvera arabe i hapi rruge demokracise
Kryeministri Berisha priti dje ne takim Luca Volonte senator italian dhe president i Grupit te Partive Popullore Europiane ne Asamblene Parlamentare te Keshillit te Europes. Gjate takimit Kryeministri Berisha e falenderoi Volonte per viziten dhe vleresoi rolin e Keshillit te Europes dhe institucioneve te tij per kontributin qe po jep ne vendet arabe duke ndare eksperiencen me te mire ne forcimin e demokracise ne keto vende.
Kryeministri theksoi se Pranvera arabe u ka hapur ketyre vendeve nje kendveshtrim te ri mbi shpresen lirine dhe demokracine dhe se vlerat e KE do te sherbejne si nje model per progresin demokratik te ketyre vendeve. Ne takim Kryeministri Berisha garantoi se Shqiperia do te vazhdoje te kontribuoje ne konsolidimin e demokracise ne vendet arabe dhe do te inkurajoje respektimin e te drejtave te njeriut edhe pas marrjes se Presidences se Keshillit te Ministrave ne Keshillin e Europes vitin e ardhshem.