Rebelohet Nobel-i braktis Mantoven
Intervista mbyllet ketu. Me keto fjale te thata Nobeli Vidiadhar Naipaul eshte larguar nga takimi i rezervuar per te ne Festivalin e Letersise qe mbahet ne Mantove. Kane qindra lexues qe kishin shkuar te degjonin rrefimin e nje prej shkrimtareve me te njohur sot por V.S Naipaul ka protestuar me largim ndaj pyetjeve te gazetares Caterina Soffici e cila ishte ftuar nga festivali per te intervistuar shkrimtarin. Me duket se kemi qendrime shume te largeta. Me sa duket ju keni nje mentalitet teper te ngushte dhe ekstremist te majte i ka thene Naipaul gazetares duke e akuzuar se ajo po i paragjykonte veprat e tij dhe se kishte ardhur e papergatitur. Gjakrat eshte perpjekur ti ule gruaja e tij e dyte e cila e ka shtensionuar disi biseden duke thene se burri im eshte nje nder te paktet qe ka pasur guximin te shkruaje per Afriken dhe per Islamin. I ka kushtuar jeten letersise. Duke marre spunto gazetarja e ka pyetur per islamin por Naipaul eshte pergjigjur Nuk deshiroj te pergjigjem nuk flas per islamin qe prej vitit 1996. Pyetja mbi perkujtimin e 11 shtatorit dhe deklaratave te nje prifti per djegien e Kuranit ka qene e fundit qe nuk ka marre pergjigje. I irrituar cmimi Nobel i vitit 2001 eshte larguar. Intervista nuk ka zgjatur me shume se gjysme ore ku pjesa dermuese ishte replike. Shume pak nga publiku kane duartrokitur e te tjeret kane protestuar. Reagimi i shkrimtarit i njohur per karakterin e tij agresiv eshte komentuar gjate ne media. V.S Naipaul shkrimtari anglez me origjine indiane ishte ftuar ne Festivalin e Mantoves per te folur mbi librin e tij te fundit Maska e Afrikes botim qe ka ngjallur shume kritika duke e quajtur ate racist. Ne fakt me keto polemika e kishte filluar intervisten gazetarja duke iu referuar nje artikulli te shkrimtarit Robert Harris i cili thote se Naipaul nuk ka marre fare parasysh rregullat e te qenet politikisht korrekt dhe se eshte treguar konservator dhe tradicionalist. Naipaul eshte i njohur jo vetem per letersine qe shkruan por edhe per debatet apo incidentet e ketij lloji. Edhe me pare eshte larguar nga takime publike. Ka lindur ne Trinidad nga prinder me origjine indiane dhe jeton ne Angli. Romancier eseist dhe njeri i kundershtive. Autor i kryeveprave Nje shtepi per zotin Biswas dhe Besnik ndaj neperkembjes gjate intervistave te tij te pakta hedh poshte te gjitha vlerat e shkrimtareve te 1900-s si Eliot Yetas Prust apo Xhojs. I akuzuar ne nje biografi se ka keqtrajtuar gruan e pare dhe se ka frekuentuar bordellot shume shpesh dhe me deshire ne publik thote gjera turbulluese politikisht jokorrekte bezdisese por te guximshme. I njohur per udhetimet e tij ne vende te ndryshme te botes nga ku merr edhe lenden e pare te librave te tij Naipaul ka udhetuar vone drejt Indise. Kam lindur me nje kujtese te se shkuares qe perfundonte deri te gjysherit e mi. Nuk mund te shkoja me tutje. Erresire e plote. Ja pse jam i magjepsur pas Indise eshte nje deshire e madhe per te eksploruar kete erresire qe e kam quajtur zona e mjegullt. Nuk eshte e mundur te shkruash thjesht dhe vetem per ate bote edhe pse pjeserisht eshte atje ne dispozicionin tend. Nese shkrimtaret franceze apo angleze lindin me nje njohuri te pabesueshme te vendit te tyre per ata si une qe lindin ne nje koloni agrikultur te shkruarit kthehet ne nje proces zbulimi thekson shkrimtari. Larguar nga Trinidad permes nje burse studimi ne Oksford ne deklarimet e tij Naipaul ka thene se kjo ishte mundesia e tij per tu shkeputur nga injoranca e kolonive ku nuk bejne gje tjeter vecse te predikojne moralin. I pyetur se cfare priste nje 18-vjecar si ai kur u largua nga Trinidad per ne Londer Naipaul pergjigjet Doja te behesha i famshem. Doja te isha shkrimtar. Absurditeti i kesaj ambicie ishte se as nuk e dija se cfare do te shkruaja. Qe ne moshen 10-vjecare doja te behesha shkrimtar. Kjo ambicie me coi drejt Anglise. Studiova shume per te marre bursen e studimit pa te cilen me gjendjen e keqe ekonomike te familjes time nuk do ta kisha lene ndonjehere ishullin. Bursa te siguronte cdo profesion mund te isha bere doktor apo inxhinier por zgjodha te studioja thjesht anglisht. Eumlshte nje diplome qe thuajse nuk vlen fare por une mendoja qe pas tre apo kater vitesh te gjeja rrugen time. Filloi te shkruaje menjehere pas diplomimit edhe pse vitet e kaluara ne Oksford i quan nga me te tmerrshmet. Jeta fillon ne kushte te keqija. Doreshkrimet i shperndante kudo pa marre asnje pergjigje. Kalon nje faze depresioni gjate se ciles perpiqet te vrase veten. Ndihesha i vetmuar pa shprese. Kane qene vite te tmerrshme. Edhe tani e urrej Oksfordin e urrej ambientin universitar dhe diplomat. Nuk ia uroj askujt te kaloje vite te tilla. Vite me pas ne ditet e sotme eshte nje nga zerat me te njohur te letersise ndonese dhe mjaft i kundershtuar. Cfare kerkon ai ne letersi Cdo gje qe ka te beje me te verteten. Nuk mund te toleroj asnje lloj tjeter shkrimi vec asaj qe eshte letersi e vertete. Nuk mund te lexoj letersi komerciale dhe nuk mund tia lejoj vetes te praktikoj ne asnje nivel imitimin.