PS kunder, shkel paktin per reformat Rozeta Rapushi
Partia Socialiste konfirmoi dje se nuk i permbahet marreveshjes se 14 nentorit 2011, per te shqyrtuar dhe miratuar projektligjet qe kerkojne shumice te cilesuar te votave. Ne grup, deputetet socialiste, votuan kunder kalendarit te punimeve per tre javet e ardhshme te Kuvendit, qe permbante edhe shqyrtimin e votimit te nismave si Gjykata Administrative, Kodi Penal dhe Kodi Civil, qe kerkojne 84 vota per t'u miratuar. Ndonese ne celjen e sesionit te ri parlamentar, kryetari i grupit socialist, Gramoz Ruci, tha se socialistet do te japin voten e tyre per projektligjet qe kerkojne shumice te cilesuar, kjo nuk u reflektua aspak ne votim. Kalendari u miratua vetem me 69 vota pro te mazhorances dhe 56 kunder nga opozita. "Ne duam ne kete 100- vjetor Shqiperine me status te vendit kandidat, ndaj do vazhdojme te punojme per miratimin ne kohen e parashikuar, por me cilesi te ligjeve me 3/5-tat e parlamentit. Draftet e paraqitura nga ana juaj jane thjesht disa korrigjime te nxituara apo arnime ligjesh ekzistuese. Ne do ta japim voten tone duke kerkuar vijueshmerisht qe ato te kalojne permes nje procesi transparent, permes nje procesi profesional, permes nje procesi gjitheperfshires", tha Ruci. Por, menjehere pas ketij qendrimi, grupi socialist votoi kunder kalendarit te punimeve te Kuvendit, qe i permbante ne te keto projektligje. Madje, kreu i grupit socialist tha se PS do t'i qendroje marreveshjes, sepse ate nuk e ka me mazhorancen, por me popullin. Vota e socialisteve ishte kunder, pavaresisht thirrjeve qe beri kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli dhe kryetari i grupit parlamentar demokrat, Astrit Patozi. "Vetem vullneti yne nuk i permbush 12 rekomandimet. Sesionin e kaluar e mbyllem me normalitet, por ne mbledhjen e fundit te Konferences se Kryetareve u kthyen simptomat e bojkotit, sepse u kerkua shtyrja e ligjeve me 3/5-at. Uroj qe opozita ta harroje kete. Ne dy vjet, opozita vetem nje muaj ka qene ne lartesine e saj dhe ky eshte nje bilanc i patolerueshem", u shpreh Patozi. Ai beri thirrje per votim te nismave ligjore, kalendarit te punimeve dhe perfundimit ne kohe te reformes zgjedhore. Palet preken edhe ceshtjen e zgjedhjes se Presidentit te Republikes. Ruci kerkoi ne emer te PS-se, zgjedhje sipas Kushtetutes, me konsensus te gjere politik, 3/5. "Zgjedhja e presidentit me nje shumice te cilesuar prej 3/5-tat e votave te deputeteve te Kuvendit, synon pikerisht materializimin e frymes kushtetuese ne zgjedhjen e presidentit", shtoi Ruci. Nderkohe qe Patozi kujtoi se Kushtetuta eshte votuar me konsensus dhe opozita kerkon me cdo forme te fuse ne duar edhe Presidentin e Republikes, por ky, sipas tij, eshte nje mision i pamundur. Pa shume debate, seanca e pare plenare u mbyll pa konsensus politik per reformat e domosdoshme per integrimin.