E Diel, 1 Nëntor 2026

Eksplorime te reja per nafte dhe gaz ne Shqiperi Eglantina Nasi

Territori shqiptar po paraqet interes ndaj investitoreve te huaj, lidhur me eksplorimin brenda tij te burimeve te hidrokarbureve. Kete fakt e tregon nga njera ane, shtimi i investimeve nga kompanite ekzistuese qe operojne ne kete fushe, por edhe lidhja e marreveshjeve te reja, me kompani qe jane te gatshme te nisin punen per te gjetur burime te reja nafte apo gazi. Per nje te tille mesohet se eshte rene dakord gjate diteve te fundit, permes filialit qipriot te kompanise "ILDC Emanuelle Adriatic Energy" dhe Agjencise Kombetare te Burimeve Natyrore, ne Shqiperi. Drejtuesit e kesaj kompanie, qe seline qendrore e ka ne Izrael, paraqiten te interesuar per eksplorimin e gazit ne vendin tone, nje synim ky qe e kane shprehur edhe gjate nje takimi me kryeministrin Berisha, para pak muajsh, kur ky i fundit zhvilloi nje vizite zyrtare ne kete vend. Duke mos qene aspak te kenaqur me nivelet ekzistuese te gazit ne Izrael, ata po paraqesin interes per zbulimin e territoreve te reja, ku Shqiperia eshte njeri prej tyre. Kjo marreveshje ben me dije se permban te drejten e zhvillimit dhe prodhimit te ketij hidrokarburi, ne tre blloqe te detit Adriatik. Tashme, Ministria shqiptare e Ekonomise eshte ne rrugen e hartimit te pikave konkrete te kesaj marreveshje, mbi kushtet komerciale dhe operacionale, per ta bere realitet ate se afermi. Ndersa perfaqesuesi i "ILDC Emanuelle Adriatic Energy", Nimrodi, ka bere me dije se "marrja e licences per Shqiperine, eshte pjese e politikave te zhvillimit te saj". Nga ana tjeter, sa u perket zhvillimeve te reja ne sektorin e naftes, behet me dije se kompania kanadeze "Bankers Petrolum", e cila operon tashme prej vitesh brenda tij, ka programuar qe gjate tre viteve te ardhshme, te realizoje nje shume investimesh prej 1.2 miliarde dollaresh. Ne bashkepunim me IFC dhe BERZH-in, keto investime synojne shtimin e prodhimit te naftes ne territorin shqiptar. Sipas Agjencise Kombetare te Burimeve Natyrore, realisht ky prodhim ka arritur sasine prej ne 800 mije tone/vit ne rang vendi. Ndersa kompania "Bankers Petrolum" nga ana e saj, punon ne 63 puse te rinj, kurse gjate vitit te kaluar, ajo ka zgjeruar ekipet teknike ne zonen Patos-Marinze. Ne total, gjate vitit te kaluar, Ministria e Ekonomise planifikoi 151 zona minerare per t'i dhene me gare konkurruese per leje kerkim-zbulimi dhe shfrytezimi. Keto, se bashku me rreth 20 objekte minerare te ish-ndermarrjeve shteterore. Duke synuar ne kete menyre nje rritje ne teresi te prodhimit minerar ne vend.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›