E Shtunë, 31 Tetor 2026

Imami: Paqeruajtesit, krenaria e Forcave te Armatosura

Jane nisur drejt Afganistanit dy kontingjente te forcave ushtarake shqiptare, me mision luftimi dhe paqeruajtes. Ceremonia e nisjes se kontingjentit te luftimit "EAGLE 4" dhe kontingjentit te 10 paqeruajtes, u zhvillua dhe ne Aeroportin "Nene Tereza". Pjese e misionit ishin dhe pese efektive te Policise se Shtetit qe do te bejne pjese ne kontingjentin "OMLT 2" te ekipit trajnues te policise afgane. Te pranishem ne ceremonine e nisjes ishin ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, shefi i Shtabit te Pergjithshem, Gjeneral major Xhemal Gjunkshi, ambasadori i Shteteve te Bashkuara te Amerikes Alexander Arvizu, drejtori i Pergjithshem i Policise se Shtetit, Hysni Burgaj, atasheu Ushtarak italian ne Tirane, Gjeneral brigade Vito Dell'Edera, si dhe gjenerale dhe ushtarake te tjere te larte te Forcave tona te Armatosura, familjare dhe te aferm te paqeruajtesve qe u nisen me mision. Ministri Imami vleresoi ne fjalen e tij pergatitjen e ushtrise shqiptare ne misionet nderkombetare. Ai vleresoi profesionalizmin e ushtarakeve te misionit "EAGLE 4", i cili operon ne misione luftime ne zonen e Kandaharit. Duke vleresuar punen e gjithe efektivave qe sherbejne ne Afganistan, Imami theksoi se kjo kategori ushtarakesh eshte nderi dhe krenaria e Forcave te Armatosura te Shqiperise. "Sot nisim nje grup, i cili eshte kompleks ne misione, detyra dhe ne njesi. Eshte nder dhe kenaqesi per te gjithe ne qe jemi ketu, qe ju percjellim ne kete mision, sepse ne fakt ju jeni krenaria jone", tha Imami. Ai shtoi se numri i kontingjenteve qe jane derguar ne Afganistan nga Shqiperia eshte treguesi me i mire i vendosmerise se Shqiperise per te kontribuar per sigurine dhe paqen globale. Imami ka vleresuar dhe ndihmen qe vendi yne ka marre nga Shtetet e Bashkuara te Amerikes dhe nga vendet e tjera, per mbeshtetjen qe u ka dhene forcave shqiptare ne vendet ku kane marre pjese me misione. "Gjej rastin te falenderoj SHBA-te dhe Italine mike per te gjithe mbeshtetjen qe i kane dhene trupave tona ne mision, ne Herat dhe Kandahar, ne vecanti ne pergatitjen e ketyre trupave per mision. Po keshtu, dua t'i garantoj qeverite e tyre per vullnetin e qeverise shqiptare per ta vazhduar kete bashkepunim dhe dedikimin tone per te qene prezent ne ISAF, ashtu sic eshte edhe slogani: 'Te gjithe bashke brenda, te gjithe se bashku jashte'", tha dje Imami. Trupat paqeruajtese te dy kontingjenteve shkojne ne Afganistan pas nje pergatitje profesionale serioze, te miretrajnuar dhe stervitur intensivisht, si brenda dhe jashte vendit, duke pasur asistencen e vazhdueshme te partnereve tane nderkombetar. Gjithashtu, kontingjentet marrin pjese ne misione te kompletuar me armatimet dhe pajisjet me te mira bashkekohore. Pjesa me e madhe e ekipeve qe marrin pjese ne kete kontingjent jane me pervoje, pasi kane qene te pranishem dhe ne misionet e meparshme.

Kontingjentet do te operojne ne Kandahar dhe ne Herat

Kontingjenti "EAGLE 4" perbehet nga 45 efektiva te Batalionit te Forcave Speciale. Ky kontingjent zevendeson kontingjentin "EAGLE 3", i cili aktualisht ndodhet me mision luftimi ne terren, ne vijen e pare te frontit te luftes ne Kandahar, Afganistan. Kontingjenti do te operoje prane Komandes se Forcave Speciale Amerikane dhe do te drejtohet nga Nenkolonel Behar Mara. Ndersa kontingjenti i 10 paqeruajtes, perbehet nga 220 trupa, efektive te Batalionit te Kembesorise Malore, ne Vaun e Dejes, te Batalionit te Transportueshem nga ajri ne Poshnje Berat dhe perfaqesues nga shtabi i Forcave Tokesore.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›