PD kerkon shkarkimin e Kreshnik Spahiut Eva Gjura
Kryeministri Berisha ka bere publik dje vendimin e Grupit Parlamentar te Partise Demokratike te depozituar ne Kuvend, per shkarkimin e nenkryetarit te Keshillit te Larte te Drejtesise, Kreshnik Spahiu. Kreu i mazhorances e ka pershendetur grupin e PD-se per kete vendim duke thene se ai ka shnderruar KLD-ne ne seli te nje partie politike, duke e vene ne sherbim te Presidentit Bamir Topi. "Grupi parlamentar ka paraqitur nje kerkese per shkarkimin e nenkryetarit te KLD-se. E verteta eshte se kjo parti e KLD-se, eshte parti direkt e kryetarit te KLD-se, i cili ne dhunim flagrant te Kushtetutes dhe ligjeve te vendit i ka lejuar vetes qe institucionet, te cilat i jane besuar ne perputhje me Kushtetuten, te perdoren ne menyren me te papergjegjshme per interesa strikt partiake", tha Berisha. Kryeministri ka deklaruar se megjithese ka pasur nga ata, te cilet kane thene se, KLD-ja nuk do t'ia heqe mandatin ketij aventurieri dhe sharlatani, mazhoranca do te kerkoje shkarkimin e tij, sepse ai nuk mund te perfaqesoje me Parlamentin. "Ne i themi atij se nuk perfaqeson kete Parlament. Perfaqeson zotin Topi dhe perfaqesoni njeri-tjetrin. Kjo eshte zgjedhja juaj. Por nuk e perfaqeson Parlamentin shqiptar nje sharlatan qe, pasi ka vendosur standardet me te papranueshme ne funksionimin e atij institucioni, e merr dhe e kthen ate ne nje force politike. Kjo eshte gje shume e rende", eshte shprehur Berisha. Per kreun e qeverise, ikja e tij nuk eshte ndonje gje katastrofave, pasi nuk ka te ardhme politike. "Te dashur deputete, kjo nuk eshte dicka katastrofale, sepse ai iken, ai nuk ka te ardhme. Sepse ata qe veprojne ne kete menyre dhe qe veprojne ndaj institucioneve te nje vendi te lire, diten per diell, duke cuditur cdo shqiptar dhe cdo mik te Shqiperise, kthehen aty ku kane qene, ne skutat e erresires primitive qe meritojne", u shpreh kryeministri. Kreu i mazhorances ka theksuar se njerezit e qyteteruar nuk bejne ate qe beri kreu i KLD-se dhe presidenti, duke i shnderruar institucionet me te depolitizuara te vendit ne particka. "Njerezit e qyteteruar nuk e lejojne kurre qe dy institucionet me te depolitizuara te vendit te shnderrohen ne particka, sepse keshtu do Edi Rama apo se Edi Rama eshte 100 per qind i sigurt qe keto zgjedhje nuk i fiton dot dhe thote se, duke kenduar himnin e Kreshnikut, do ta degjojne dhe me shume. Ne fakt, emrin e ka Kreshnik, por realisht eshte nje liliput i pavlere fare. Nuk ia vlen per t'u marre me te", ka deklaruar kryeministri. Ne lidhje me zgjedhjen e presidentit, kryeministri ka rikujtuar edhe njehere se do te jete nje proces kushtetues dhe kjo eshte kerkuar edhe nga ambasadoret e huaj te akredituar ne vendin tone. "Zgjedhja e presidentit do te jete nje proces kryekeput kushtetues. Kjo mazhorance ka potenciale te medha njerezore per t'i dhene vendit nje personalitet, nje president, me integritet te larte, te permbushe detyrimet e tij, por me duhet t'ju garantoj ju se do te jete Kushtetuta e vendit, ajo qe do te zbatohet pike per pike. Nuk ka njeri ketu qe te jete me i ndjeshem dhe me fleksibel ndaj mendimit te perfaqesuesve te vendeve tona mike dhe partnere, por cdo gje ka nje hierarki dhe per mua, Kushtetua eshte absolute. Keshtu qe ne do ta zbatojme kete Kushtetute ne menyren me besnike", u shpreh kreu i mazhorances.
Spahiu: Kerkesa e PD per shkarkimin tim, antiligjore
Nenkryetari i KLD-se, Kreshnik Spahiu, ka reaguar menjehere pas deklarates se bere nga kryeministri Berisha qe Grupi Parlamentar i PD-se ka kerkuar shkarkimin e tij nga detyra e nenkryetarit te KLD-se. Spahiu e ka cilesuar te pavend dhe antikushtetues kerkesen e deputeteve te djathte per shkarkimin e tij nga detyra e zevendeskryetarit te KLD-se. Ai ka deklaruar se per kater vjet me radhe, ka duruar presionin dhe kercenimet qe i jane bere nga mazhoranca dhe kjo eshte vertetuar edhe nga arkivat e "Wikileaks". Gjithashtu, nenkryetari i KLD-se u shpreh se deklarata e kryeministrit vjen ne nje kohe kur te gjithe shqiptaret i kane syte nga drejtesia dhe e gjitha behet per te devijuar vemendjen e publikut. Nenkryetari i KLD-se e lidhi sulmin me detyren dhe qendrimet publike qe ai ka mbajtur ne lidhje me disa shkelje te gjykatave te vendit, sa i perket ndryshimit te kombesive. "Nuk mund te mos e lidh te gjithe kete sulm me debatin qe po ndjek shqiptaret prej me shume se nje viti. Une kam qene ai qe publikisht kam deklaruar dhe kundershtuar keto shkelje, gje qe ka sjelle reagimin e qarqeve antishqiptare, te cilat ne fokus kane pasur drejtesine e vendit tone dhe nuk habitem qe, dhe pas sulmeve te fundit, te qendrojne pikerisht keto qarqe", tha Spahiu. Ai ka deklaruar se "gjate gjithe viteve te ushtrimit te detyres nuk e ka shkelur etiken e komunikimit, etiken profesionale dhe etiken publike. Ndaj shfrytezoj rastin t'i bej thirrje kryeministrit te vendit tim, kryeministrit te shqiptareve, qe te ruaje etiken e komunikimit me publikun, median dhe institucionet kushtetuese te vendit tone".