E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhjet ne PS fshihen nga listat kundershtaret e Rames

Zgjedhja e delegateve fshihen nga listat kundershtaret e Rames Proces i manipuluar Pjesemarrja ne votime mjaft e ulet Shkodra bojkoton zgjedhjet marrin pjese vetem 20

Ne nje kohe kur per dy vite me radhe akuza dhe kauza kryesore e kreut te Partise Socialiste Edi Rama ishte mungesa e zgjedhjeve te lira dhe transparente ne vend te cilat sipas tij manipuloheshin nga mazhoranca qeverisese dje zhvillimi i zgjedhjeve brenda PS-se per delegatet e kongresit te 5 nentorit me kundershtimet dhe akuzat e vete socialisteve per manipulime faktuan se kjo force politike nuk mundi te zhvilloje nje proces te pakontestueshem e te drejte. Te shumta ishin problemet e njekohesisht akuzat qe u paraqiten dje gjate gjithe zhvillimit te procesit te zgjedhjeve per zgjedhjen e delegateve te kongresit ku nje pjese e mire e socialisteve te bazes shprehen hapur kritikat e kundershtite e tyre per kete proces. Ne qytetet si Durresi Fieri Shkodra Lezha Lushnja Vlora apo Saranda jane shfaqur probleme te ndryshme ne procesin zgjedhor duke nisur qe nga ato me listat ku nje pjese e mire e anetareve socialiste nuk gjeten emrat e tyre e deri ne ato te votimit familjar.

Akuzat per manipulime

Zgjedhjet e zhvilluar dje ne 384 njesi vendore ne Shqiperi per zgjedhjen e 900 delegateve te kongresit te Partise Socialiste qe mbahet me 5 nentor u shoqeruan nga probleme dhe akuza te renda nga socialistet si ata te bazes ashtu edhe nga vete militantet e kesaj partie. Ne Lezhe ish ndashkryetari i deges se rrethit dhe nje prej themeluesve te saj Ndoc Lleshi i njohur edhe si kritik i kryetarit Edi Rama u perjashtua nga lista pa asnje shpjegim nje akt qe sipas tij cenon integritetin e ketyre zgjedhjeve. Vete ish-kryesocialisti i qytetit tha dje se procesi i zgjedhjes se delegateve te kongresit ishte qartesisht i manipuluar. Kjo eshte nje filozofi qe investohet nga drejtuesit e Partise Socialiste ne qender dhe eshte nje farse e radhes e Partise Socialiste. I gjithe po proces po drejtohet dhe monitorohet nga persona te perfshire ne mashtrime korrupsion dhe qe jane humbesit legjitim ne zgjedhjet e fundit. Ajo qe po ndodh ne Lezhe eshte vetem ne interes te nje personi te vetem i cili do me cdo kusht te mbaje postin e drejtuesit dhe po krijon nje bande por qe fatkeqesish eshte legjitime - tha Lleshi. Per sa i perket kongresit te Partise Socialiste ai theksoi se aty do te degjohet sipas tij ligjerimi i nje uzurpimi nga kreu i Partise Socialiste. Nga ana e tij deputeti socialist i qytetit Gjovalin Kadeli i cilesoi keto deklarata si individuale dhe jo ne emer te PS-se.

Bojkoti i zgjedhjeve

Por krahas akuzave per manipulime te procesit te zgjedhjeve qe zhvilloi dje PS-ja per delegatet e kongresit ky proces u shoqerua edhe me nje bojkotim te madh nga ana e anetaresise socialiste ne rrethe. Keshtu ne Shkoder socialistet e bojkotuan ne mase te madhe kete proces zgjedhor mes dyshimeve te hedhura nje dite para votimit per manipulime nga sekretari per marredheniet me publikun ne degen e partise. Ne kete rreth sipas te dhenave te komisionit votuan me pak se 20 e anetaresise. Gjithashtu fenomeni i bojkotimit te procesit te zgjedhjeve ndodhi dje edhe ne Qarkun e Korces ku shkaku kryesor ishin kontestimet mes socialisteve sa i perket listave te delegateve. Procesi i zgjedhjeve te delegateve u nderpre per disa ore ne komunen Miras te rrethit te Devollit ku strukturat e bazes kontestuan listen e delegateve e cila sipas tyre nuk korrespondonte me emrat qe ishin propozuar disa dite me pare nga organizatat socialiste te kesaj komune. Nderprerje te procesit kishte edhe ne komunen Hocisht ku u shenua nje pjesemarrje mjaft e ulet ne zgjedhje. Drejtuesit e organizatave socialiste te kesaj komune u shprehen se disa prej emrave te listes perfundimtare te delegateve nuk kishin dale si propozime nga strukturat e bazes porse sipas tyre ato ishin emeruar ne menyre arbitrare nga asambleja e PS-se se rrethit. Sekretari PS-se se Hocishtit Artan Bregu beri te ditur Per shkak te zevendesimit te emrave te delegateve te propozuar nga baza me emra te tjere shumica e socialisteve te kesaj komune ka refuzuar te marre pjese ne zgjedhje. Sipas Bregut nje tjeter problem qe eshte konstatuar gjate procesit te zgjedhjeve ishte edhe votimi i personave qe nuk ishin anetare te PS-se gje kjo qe e kthen rezultatin e ketyre zgjedhjeve ne te paracaktuar. Ai pohoi se anetaret e komisionit te votimit nuk kane verifikuar paraprakisht dokumentin e anetaresise se personave qe kane marre pjese ne votim duke hedhur dyshime se ne kete menyre. Mund te votojne edhe persona qe nuk jane anetare te kesaj force politike. Nga ana tjeter edhe vete socialistet pohuan se lista e delegateve te kongresit u ndryshua dhe nuk u moren ne konsiderate propozimet e strukturave te bazes.

Problematikat e zgjedhjeve

Zgjedhjet e delegateve te kongresit te PS-se u shoqeruan dje edhe me nje sere problemesh thuajse ne te gjitha qytetet e vendit. Keshtu ne qytetin e Sarandes u has problematika e bllokimit te procesit te votimit. Shkaku i nderprerjes se votimit per me shume se 4 ore ishte fakti se nje pjese e kryesise se deges nuk kishte dijeni mbi listen e kandidateve ne gare. Sipas tyre lista ishte perpiluar ne fshehtesi nga nje pjese tjeter e kryesise. Votimi rinisi pas disa ore debatesh te zhvilluara mes anetareve te kryesise. Po ashtu ne Fier u shfaqen probleme sa i perket procesit te zgjedhjeve pasi ne kete qytet socialistet u perballen me nje prej fenomeneve qe ata kane kritikuar me force ne cdo proces zgjedhor ate te votimit familjar apo ne grup. Nje situate e tille shkaktoi pakenaqesi ne radhet e anetaresise socialiste te ketij qyteti. Gjithashtu edhe ne qytete te tjera si Durresi Vlora Gjirokastra Rresheni Burreli apo Lushnja pjesemarrja ka qene e ulet krahasuar me votimet e zhvilluara per kryetarin pas humbjes se zgjedhjeve te vitit 2009 me nje mesatare nen 50 per qind.

Rama per zgjedhjet e delegateve Plotesuan standardet demokratike

Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama i cilesoi dje zgjedhjet per delegatet e kongresit ne seline roze si promovim i barazise gjinore. Pasi votoi ne njesine numer 2 ne Tirane ku edhe eshte bere per here te pare anetar i PS-se ne vitin 2003 kreu socialist u shpreh se procesi sipas tij ishte dhe qe do te sherbeje per konstituimin e kongresit. Dua ti pershendes te gjitha anetaret dhe anetaret e PS-se ne gjithe Shqiperine qe sot ashtu si dhe nje pjese ne emigracion po votojne per konstitucionin e kongresi te ri te PS-se. Jam shume i kenaqur nga te dhenat qe kemi deri tani per pjesemarrjen ashtu si kunder jam shume i kenaqur per konsolidimin e nje tradite te promovimit te barazise gjinore ne te gjitha forumet e PS-se - theksoi Rama. Po ashtu kreu socialist ne deklaraten e tij per mediet nuk nguroi ti pergjigjej atyre zerave brenda PS-se qe kane kritikuar menyren e drejtimit nga ai i forces me te madhe opozitare duke u shprehur Teksa PS-ja voton demokratikisht kongresin nje fjale per ata qe thone nuk ka liri ne PS Kush nuk di cte beje me lirine ankohet nga mungesa e saj. Por krahas deklaratave te kryesocialistit dje por edhe gjate gjithe diteve te fundit jane hedhur shume akuza nga dege te PS-se ne rrethe te cilat pohonin zgjedhjet per delegatet e kongresit po behen ne menyre manipulative me qellim perzgjedhjen e perkrahesve te Edi Rames dhe menjanimin e atyre qe njihen si emrat e Levizjes per Mendimin Ndryshe ne PS si Kastriot Islami Arben Malaj Marko Bello Andis Harasani etj.

Harasani Do te kandidoj per kreun e PS-se ne Tirane

Deputeti dhe njekohesisht sekretari per programin politik ne PS Andis Harasani la dje te hapur mundesine per te garuar per kreun e PS-se se Tiranes. Ai theksoi se mund te vendose qe te jape kontributin e tij per seline roze duke drejtuar degen me te madhe te PS-se ate te kryeqytetit. Po ashtu ai komentoi dhe procesin e zgjedhjeve te delegateve te Kongresit ku u shpreh i pakenaqur per mosperfshirjen e tij ne procesin e zgjedhjes se delegateve. Ndersa ne lidhje me incidentin e ndodhur dy dite me pare ne takimin qe ai se bashku me kolegun Arben Malaj zhvilluan ne kombinat ku disa persona tentuan te prishnin dhunshem kete takim Harasani i leshoi dje thirrje strukturave te shtetit e vecanerisht Ministrise se Brendshme per ti vene nen kontroll keta persona. Ne kete kontekst jo pa ironi deputeti socialist ai pohoi Nuk besoj qe deputeti Sajmir Tahiri me te gjithe ngarkesen e punes qe ka ne parti te kete gjetur kohe edhe per te provokuar nje incident te tille - nenvizoi deputeti socialist Andis Harasani.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›