E Shtunë, 31 Tetor 2026

Komunistët e Elbasanit djegin në shesh librin e Fevziut

16/01/2012  “Nuk njeh Luftën Nacionalçlirimtare”

ELBASAN- Një grup komunistësh në Elbasan kanë djegur publikisht në sheshin kryesor të Elbasanit librin “Enver Hoxha” të Blendi Fevziut. Skena është regjistruar pranë teatrit “Skampa” të qytetit. Sipas anëtarit të komitetit qendror të Partisë Komuniste Shqiptare, Gjon Gjergji, libri “Enver Hoxha” është deformim i Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare dhe i periudhës 50-vjeçare të sistemit komunist. Sipas tij, “Blendi Fevziu nuk kishte lindur në atë kohë dhe nuk ka një ide për luftën e popullit shqiptar kundër okupatorit. Ai tenton ta thjeshtojë atë si një luftë civile, ndërkohë kur nuk ka pasur një të tillë”. Akuzat e Gjon Gjergjit ndaj Fevziut vazhdojnë më tej. Ai e cilëson atë si “përfaqësues të klasës së borgjezisë së sotme shqiptare”. Në këtë akt kanë qenë të pranishëm disa anëtarë të Partisë Komuniste. Libri është djegur në sheshin kryesor të Elbasanit. Më pas ata janë larguar qetësisht pa shkaktuar incidente. L. Ll

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›