PS, deputetët e përjashtuar jashtë mbledhjes së Grupit
TIRANE-Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste, gjatë seancës së djeshme është ndarë në dy pjesë, ata që janë sërish në listën e kandidatëve për deputetë dhe ata që janë përjashtuar nga listat. Grupi i PS-së ka zhvilluar një mbledhje të shpejtë në ambientet e sallës së Parlamentit, ku ra në sy fakti se deputetet e larguar, si Arben Isaraj, E’them Ruka, Marko Bello, Ilir Gjoni, Eltar Deda, Alfred Çaçi dhe Gazmir Bizhga janë lënë jashtë sallës.
Të përjashtuarit nga kryesocialisti Edi Rama fillimisht kanë qëndruar së bashku në korridorin e Kuvendit, pasi jashtë binte shi dhe pas disa minutash dolën jashtë dhe qëndruan “tok” në shkallët e Parlamentit, ndërkohë që pjesa tjetër e Grupit, e drejtuar nga sekretari Taulant Balla, po diskutonin strategjinë që do të ndiqnin në rast se nuk do të pranoheshin kërkesat e tyre.
Mbledhja e deputetëve u drejtua dje nga sekretari i Grupit të PS-së, Taulant Balla, pasi kreu i Grupit të Partisë Socialiste Gramoz Ruçi nuk mori pjesë në mbledhje, së bashku me deputetët që janë sërish në listën e kandidatëve të qarkut të Fierit. Burime nga PS bëjnë me dije se deputetët e qarkut të Fierit, të kryesuar nga Gramoz Ruçi, kanë munguar jo rastësisht në seancën e jashtëzakonshme.
Ruçi dhe socialistët e Fierit munguan dje pasi për të shmangur përplasjet me Kryeministrin Berisha, opozita hoqi dorë nga kushtëzimi i tri ligjeve me zbatimin e vendimeve të gjykatave për qarkun e Fierit. Nga socialistët ra në sy mungesa deputetëve të Fierit, Armando Subashi, Piro Lutaj dhe Anduel Xhindi. Po ashtu, gjatë votimit ra në sy mungesa e kandidatit më të ri të qarkut të Fierit, socialistit Erjon Braçe, që ishte i pranishëm në seancë, por u largua gjatë votimit.
REKORDI I MUNGESAVE
Nga Grupi i PS-së kanë munguar në seancën e jashtëzakonshme 25 deputetë. Dje ra në sy mungesa e deputetëve Fatmir Xhafaj, Damian Gjiknuri, Arta Dade, Alfred Dalipi, Fidel Ylli, Besnik Bare, Luiza Xhuvani, Paulin Stërkaj, Tom Doshi, Armando Prega etj. Kurse nga lista e të përjashtuarve ra në sy mungesa e Shegushe Ligorit, Paulina Hoxhës, Ndue Kolës, Hazir Gashit, Ndrec Dedës dhe Arben Isarajt. Ky i fundit votoi dje vetëm për prezencën, ndërkohë që është larguar gjatë votimit të projektligjeve të tjera.
(d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb)