E Shtunë, 31 Tetor 2026

1000 qengja, 1000 desh dhe 4 supertorta nga bashkia e Tiranës

31-10-2012 / Gazeta 55

Për 100 vjetorin e Pavarësisë

Atmosfera festive që do të përjetojë kryeqyteti në 28 Nëntor të këtij viti do të jetë e mbushur me elementë e surpriza të këndshme.
Njërën prej tyre e premton bashkia e Tiranës.
Burime nga ky institucion, bëjnë të ditur, se ditën e 100 vjetorit të Pavarësisë, festës gjigante të kryeqytetit, do ti shtohet edhe një super meny, në përbërje të së cilës do të jenë 1000 qengja e 1000 desh të therur, mishi i të cilëve do të servilet nëpër stendat dhe tavolinat që do të ngrejë bashkia e Tiranës, në rrugët e sheshet kryesore.
Festës nuk ka si ti mungojë edhe ëmbëlsira. Ndaj edhe për këtë Bashkia e Tiranës i “ka marrë masat”. Në funksion të kësaj, mësohet se pjesë e super menysë festive, do të jenë edhe 4 supertorta.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›