E Shtunë, 31 Tetor 2026

1001 Përrallat e Tranzicionit Shqiptar

(Përralla # 8 - Dështimi i ndërtimit të shtetit në tranzicion)
Nga Shinasi A. RAMA 
Shqiptarët, në të gjitha trojet shqiptare kanë një lidhje shumë të ndërlikuar me shtetin e thelbësisht të ndryshme nga lidhja që kanë kombet e tjera në Ballkan e më gjerë me shtetin e tyre respektiv. Të gjithë popujt e tjerë dhe paritë e tyre në momentet më të rënda të historisë së tyre iu drejtuan e lidhën mbas shtetit, e mbështetën atë dhe shfaqën një lidhje organike me shtetin e tyre. Ndër të tjerët, bullgarët, malazezët, kroatët, e maqedonët e kanë përdorur strukturën e shtetit për të mbrojtur interesat e tyre e të popullit të tyre, disa edhe kundër vetë shqiptarëve.
Problematizimi i shtetit ndër shqiptarët
Ndër shqiptarët ndodhi e po ndodh e kundërta e asaj që ka ndodhur tjerakah. Gjithkund shqiptarët e paritë e tyre po shfaqin një kuptim të gabuar të rolit të shtetit. Në veçanti, në shtetin shqiptar, ato po i kundërvihen vetë shtetit. Paritë e tyre po punojnë që të shteti të jetë një shtet minimalist e tejet i dobësuar e i pafuqishëm si dhe i vënë nën kontrollin e grupimeve që nuk ua duan të mirën vetë shqiptarëve. Strukturat shoqërore, të konsoliduara kryesisht në formën e klaneve apo oligarkike kanë dalë sunduese dhe shteti është i kapur e i kontrolluar prej disa oligarkëve që janë në krye të segmenteve të parisë së Tiranës të organizuar në të ashtuquajturat partitë politike. Nuk është vendi për të bërë apoteozën e shtetit këtu e as për të analizuar të gjitha shkaqet që na kanë sjellë në këtë gjendje. Por ia vlen të thuhet se pa një shtet të konsoliduar nuk mund të këtë as përparim, as siguri, as begati, e as mirëqenies për shqiptarët. Mirëpo të gjitha eksperimentet që bëhen në Tiranë, bëhen në emër të ligjit, dhe duhej të çonin në konsolidimin e shtetit, por në fakt rezultatet janë krejt e kundërta, dhe paradoksalisht ato kanë garantuar dobësimin e vetë shtetit. Shteti është forma më e lartë, më efektive dhe më modern e organizimit shoqëror. Pa një shtet-komb të fortë e të lidhur pazgjidhshmërisht me qytetarët e tij, nuk mund të ketë as demokraci të fortë, as ekonomi tregu të lulëzuar, as një shoqëri civile efektive, por as qytetarë të ndershëm e që i binden ligjit. Ndërtimi i shtetit modern e demokratik, ruajtja dhe konsolidimi i tij, si dhe përdorimi i të gjitha burimeve materiale e njerëzore  që kishim për ti vënë në shërbim të të gjithë qytetarëve duhej të ishte e mbetet objektivi i papërmbushur i këtij tranzicioni. Moskuptimi si duhet, mungesa e vullnetit politik nga ana e parisë së Tiranës për të punuar në këtë drejtim si dhe mospërmbushja e këtij objektivi ka qenë dhe mbetet shkaku kryesor i dështimit të tranzicionit që nuk do të përfundojë derisa të ndërtohet shteti që duhet.
Ndërtimi i shtetit si objektiv qendror i tranzicionit
Ia vlen të bëj një digresion të shkurtër. Pavarësisht gjërave që janë thënë e që thuhen për Lëvizjen Studentore të viteve 1990-1991, asnjëri nuk ka thënë e askush nuk dëshiron të pranojë që ruajtja e shtetit-komb dhe vënia e tij në shërbim të të gjithë shqiptarëve ka qenë objektivi i jonë kryesor e i pandryshuar. Ndoshta sepse nuk iu leverdis, por edhe ndoshta sepse e dinë që dikush mund ti pyesë, pse nuk e bëre ti atë gjë? Edhe kur ne studentët e kemi kërkuar e marrë me forcë pluralizmin e vërtetë politik, ne e kemi kërkuar si një rrugë për të mbrojtur interesat e të gjithë shqiptarëve. Edhe kur i kemi mbledhur e bërë bashkë intelektualët që erdhën në Qytetin Studenti, e që nuk e njihnin njeri-tjetrin, këtë e kemi bërë me bindjen se forca politike opozitare duhej të punonte që të mbronte  shtetin-komb. Themelimi I PD-së, shembja e mitit të Enver Hoxhës e me radhë kanë qenë të gjitha veprime politike të Lëvizjes Studentore të motivuara nga ky qëllim e objektiv, që ende nuk është arritur. Ky është e ky duhet të jetë objektivi qendror i çdo force politike që synon të punojë për shqiptarët. Shteti I kohës së Enver Hoxhës ka pasur shumë probleme dhe ia vlen të diskutojmë për to, mirëpo, nuk e ka fajin makina, e ka shoferi. Problemi i madh i shqiptarëve ishte se si ta shkëpusnim makinën e shtetit nga kontrolli i një grupi të caktuar. Një popull që veçanërisht gjate viteve 1980 kishte vuajtur shumë, edhe për bukën e gojës kërkonte rrafshimin e shtetit terrorist; paria sunduese luftonte që ato që do të merrnin pushtetin të mos gjenin asnjë institucion që të funksiononte si duhej, dhe ato që po e merrnin pushtetin kishin një ide thuajse artistike për shtetin e institucionet e tij. Kështu, me pak përjashtime, ndër të cilët fus edhe shokët e mi, askush nuk kishte pikë dëshire që të ndërtonte e të ruante bërthamën e institucioneve dhe të ndërtonte shtetin që duhej. Nuk ka shtet që funksionon pa polici, pa zbulim, pa ushtri, pa tatimorë, pa mësues e me radhë. Të gjithë këto shërbyes të shtetit e pjesë e tij, u luftuan pa mëshirë nga gjithkush që erdhi në pushtet sepse synimi i tyre ishte që ti përdorojnë e jo ti mbikqyrin deri në atë pikë sat ë mos cënohet funksionimi i tyre e të mos bëhet politicizimi i tyre. Në vend të lidhjes profesionale e institucionale, shërbyesit e shtetit u lidhën me personat dhe shteti u kap nga segmentet e parisë së Tiranës. E çliruar nga zgjedha ideologjike, nga kontrolli i rreptë dhe nga rregulli institucional, paria e Tiranës e ktheu shtetin dhe shërbyesit e shtetit në peng të vetin. Si pasojë, literalisht, në shtetin shqiptar, makina e shtetit është zbërthyer pjesë-pjesë dhe është hedhur në plehra. Gomat e motori i makinës së shtetit iu janë vënë qerreve partiake që, figurativisht prapë po tërhiqen me krahë, si dikur në kohët e lashta apo mesjetare dhe që janë vënë në shërbim të segmenteve të parisë oligarkike të Tiranës. Për ti rënë shkurt, problemi është se gjithkund ndër shqiptarët, shteti po përdoret si instrument kundër interesave shqiptare. Strukturat shoqërore tradicionale e partiake kanë dalë fituese dhe, në dukje, kanë minuar mundësinë e funksionimit të shtetit që duhej modernizuar e reformuar por jo shkatërruar me rrënjë siç ndodhi. Shtetet ku jetojnë shqiptarët, e ne veçanti shteti shqiptar, janë vetëm pro forma shtete të qytetarëve. Në realitet, ato struktura shtetërore janë kthyer në struktura mafioze e në organizata kriminale në duart e oligarkëve dhe të vëna në shërbim të interesave të tyre private e të klaneve. Kjo nuk është një dukuri e kufizuar vetëm në shtetin shqiptar, anipse këtu paria i trajton hapur shqiptarët si një popull që iu ka rënë për hise. Një nga paradokset mbarëshqiptare të tranzicionit është se të gjithë oligarkët e parive të Tiranës, të Prishtinës e të Shkupit e kuptojnë jashtëzakonisht mirë domosdoshmërinë e ndërtimit e të konsolidimit të shtetit për të siguruar mbarëvajtjen e punëve të shqiptarëve por askush nuk po punon seriozisht për këtë gjë por pikërisht për të kundërtën. E vërteta është që edhe pse ka disa zëra në nivel partiak apo mediatik që flasin për ndërtimin e shtetit, në të vërtetë asnjëri prej tyre nuk po punon si duhet për të ndërtuar shtetin e duhur e për ta bërë atë funksional e në shërbim të shqiptarëve thjesht sepse ato nuk dalin dot nga strukturat e parisë, pjesë e të cilës edhe janë. Shpesh, politikanët shqiptarë as nuk lodhen për të folur për këtë temë. Kur flasin kanë ndërmend vetëm gjëra të përgjithshme e politikën e jashtme ku natyrisht ato janë duke iu dhënë mend e zgjidhje problemeve botërore si lufta kundër terrorizmit, kriza ekonomike botërore, epidemia e gripit të derrave e me radhë.
Por, paradoksi më i madh është se gjithkund paritë oligarkike që sundojnë shqiptarët bëjnë të kundërtën e asaj që duhet bërë dhe në këtë gjë ato duken se janë të mbështetura nga masat e gjëra të popullit. Shembulli më i mirë është ajo që po ndodh në shtetin shqiptar. Duhet thënë se në gjendjen e tanishme, duket sikur është arritur pika më e ulët e mundshme dhe lidhja e shqiptarëve me shtetin është shumë e dobësuar dhe aspak efektive. Askush nuk e do dhe askush nuk punon si duhet për ndërtimin e shtetit shqiptar.  
Nga një anë, paria e Tiranës nuk ka interesa për të pasur një shtet të fortë shqiptar që i kontrollon ato dhe i vë përpara përgjegjësisë, e që është në shërbi

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›