Shkodër, arrestohen 5 persona për falsifikim kartëmonedhash
SHKODER – Policia e Shkodrës arrestoi 5 persona nën akuzën e falsifikimit të kartëmonedhave. Burime nga policia bëjnë të ditur se në pranga kanë rënë shtetasit: Kristian Mala 22 vjeç nga Shkodra, Florian Gjergji 34 vjeç nga Berdica, Paolo Gjergji 20 vjeç nga Berdica, Emiljan Gjergji 25 vjeç nga Berdica dhe Klodian Dedë Ndreaj 20 vjeç nga Tirana. Mësohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë bërë futjen në treg të kartëmonedhave të falsifikuara.
Në kuadër të operacionit të koduar “Fund Maji”, policia e Shkodrës ka bërë të mundur edhe sekuestrimin e 150.000 lekëve të falsifikuara, prerje 2000 lekëshe, si dhe 2 automjete dhe 10 telefona celularë. Ndërkohë policia po punon për zbulimin e bashkëpunëtorëve tjerë të kësaj veprimtarie kriminale.
(er.nu/BalkanWeb)