E Diel, 1 Nëntor 2026

11 alternativa të reja barnash të rimbursueshme

Lista e re përmban një numër më të madh barnash të rimbursueshme prej 420 medikamente, me një fond prej 7.4 miliardë lekë. Më parë, ky fond ishte 3.8 milionë lekë, çka do të thotë se ka pësuar një rritje me gati 90%.

Në listë përfshihen edhe një numër i konsiderueshëm ilaçesh alternative në fushën e endokrinologjisë, në fushën e gjëndrave me sekrecion të brendshëm të mushkërive, zemrës, syve.

“Lista e re e barnave te rimbursueshme është pasuruar me 11 alternativa te reja, nga te cilat disa formedoza barnash qe trajtojne semundje kronike, duke krijuar kështu mundësinë e një dozimi më të mirë dhe më efikas për pacientet. Këto barna të reja përdoren për mjekimin e anemisë tek të sëmurët me veshka, për diabetikët, të sëmurët e pneumologjisë, kardiologjisë, okulistikes etj. Ne total lista e barnave të rimbursueshme 2011 përmban 420 barna nga 409 qe ishte ne vitin 2010 (ose 236 principe aktive)”, u shpreh drejtoresha e ISKSH-se, Elvana Hana./S.Lleshi/Start/

                                                                                             2011-06-01 14:33
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›