Emigrantet, si perfitojne pension
Te gjithe ata persona qe kane vite pune ne Shqiperi, por qe punojne dhe jetojne jashte shtetit mund te perfitojne pensione duke derdhur pagesat e kontributeve te sigurimeve shoqerore. Me ardhjen e emigranteve Instituti i Sigurimeve Shoqerore ka vene ne dispozicion ne te gjithe vendin zyrat e tij per tu dhene informacionin e nevojshem si dhe per tu ofruar kushte sa me lehtesuese per te derdhur pagesat e nevojshme per plotesimin e viteve te mbetura bosh.
Procedura
Emigrantet mund te zgjedhin nje nga menyrat per te bere pagesen e kontributeve te sigurimeve shoqerore per periudhat e mbetura bosh apo edhe ato ne vijim. Sipas Drejtorit te Drejtorise se Kontributeve, Naim Ballukut, emigrantet mund te autorizojne te afermit e tyre, per te lidhur marreveshje me strukturat e Institutit te Sigurimeve Shoqerore ne nenqarkun ku kane banuar, ku mund te kene te arkivuar dhe vjetersi ne pune nepermjet sigurimit te detyrueshem. Aktualisht ISSH ka nje kontrate me Banken Amerikane te Shqiperise qe ka filiale ne Greqi, e cila ka marre persiper sigurimin vullnetar te shtetasve shqiptare duke u krijuar atyre te gjitha lehtesite e ketij sigurimi. Kjo banke ka marre persiper tu jape informacion te interesuarve per sigurimin vullnetar, te lidhe marreveshje ne emer te Institutit te Sigurimeve Shoqerore, duke vepruar ne perputhje me aktet ligjore dhe nenligjore qe veprojne ne kete fushe. Per personin e interesuar per sigurimin vullnetar, si dokument identifikimi ne mungese te certifikates personale te lindjes apo te pasaportes, mund te pranohet dhe dokumenti i leshuar nga autoritetet shteterore Greke, i konfirmuar nga konsullata shqiptare ne Athine. Banka Amerikane e Shqiperise ne Greqi, ploteson ne prezence te klientit dhe ne konsultim me te, marreveshjen e sigurimit vullnetar me te gjitha rubrikat e kerkuara. Per cdo pagese te kryer nga secili, perpilohet mandate arketimi, ku shenohet qarte identiteti i klientit, data e kryerjes se arketimit, shuma e arketuar ne euro dhe kundervlefta ne leke qe i pergjigjet mases ligjore per nje sigurim te kerkuar nga i interesuari, sipas kursit te dites te kesaj banke. Nderkaq, Balluku ka konfirmuar per "KJ" se tashme eshte lidhur marreveshja me autoritetet italiane, per te lehtesuar informimin e emigranteve shqiptare per perfitimet qe kane ne rast se paguajne per te plotesuar periudhat e munguara. Kjo do te thote se te gjithe shtetasit shqiptare mund te marrin informacionin e nevojshem prane zyrave te INAS-it ne Itali ne menyre qe te plotesojne periudhat e mbetura bosh, per te perfituar me pas pension me mbushjen e moshes dhe viteve te sigurimit.
Perfituesit
Duke pasur parasysh se shtetasit shqiptare qe jetojne dhe punojne jane shtetit jane ne moshe relativisht te re, ata kane pas nje historik pune ne Shqiperi. Pikerisht per te mos humbur keto vite dhe per te marre me pas perfitimet me mbushjen e kritereve te nevojshme ata duhet te paguajne kontributet e sigurimeve shoqerore. Sipas specialisteve te ISSH-se, per te perfituar nje pension te plote kushtet kryesore jane nje moshe qe ne vitin 2012 do jete 65 vjec dhe vjetersi ne pune 35 vite, ku perfshihet dhe periudha e sherbimit ushtarak per burra dhe koha e studimeve universitare per grate. Per perfitimin e nje pensioni te pjesshem aktualisht kerkohet 15 vite sigurimi. "Aktualisht ka shume shtetas qe kane nen 15 vite sigurimi, psh. mund te kene 12,13,apo 14 vite. Ne keto kushte keto vite sigurimi nuk i vlejne mbasi nuk perfiton asnje lloj perfitimi. Ne rast se plotesimin e periudhes prej 15 vitesh do ta bente me sigurim vullnetar, atehere ky do te perfitonte nje pension te pjesshem. Po keshtu ne te njejten menyre nje shtetas qe nuk ka mbushur vjetersine per pension te plote mund te sigurohet per vitet e mbetura per ta marre te plote kete lloj perfitimi", shprehen specialistet e kontributeve ne ISSH. Tashme duke pasur parasysh edhe fluksin e madh te emigranteve ka nje rritje te konsiderueshme te personave qe po derdhin kontributet e sigurimeve per te plotesuara periudhat e mbetura bosh.
4879 Leke Ne muaj eshte shuma minimale qe do te paguhet per kontributet e sigurimeve shoqerore dhe shendetesore. Kjo pagese e kontributeve fillon qe nga data 1 korrik e ketij viti dhe u percaktua ne vendimin e djeshem te Keshillit te Ministrave.
74 150 Leke Ne muaj eshte paga maksimale bruto per efekt te llogaritjes se kontributeve te sigurimeve shoqerore. Kjo page ka pesuar rritje, duke pasur parasysh qe ka qene 64 500 leke ne muaj. Nderkohe rritje ka pesuar edhe paga minimale bruto.
9515 Leke Ne muaj eshte shuma baze e perfitimit nga pensionet, duke filluar nga data 1 korrik e ketij viti. Kjo pagese arriti ne kete nivel, fale rritjes prej 10 dhe 15 per qind qe beri qeveria qe nga muaji korrik i ketij viti.
Procedurat:
Kur shtetasi shqiptar me banim jashte sigurohet vullnetarisht ne Shqiperi :
Autorizon nje person tjeter per te bere sigurimin vullnetar.
Personi i autorizuar kryen te gjithe procedurat, qe kryejne qytetaret qe ndodhen brenda territorit te Republikes se Shqiperise.
Procedura qe ndiqet kur personi i interesuar eshte emigrant ne Republiken Greke:
Personi i interesuar paraqitet prane Deges se Bankes Amerikane te Shqiperise ne Greqi, ku merr te gjithe informacionin e nevojshem per skemen e sigurimit vullnetar.
Dega e Bankes Amerikane ne Greqi, ne emer te ISSH, lidh nje marreveshje me personin e interesuar, i cili kryen pagesen perkatese ne kete banke.
Personi i interesuar paraqet prane kesaj banke, nje dokument identifikimi, si kopje pasaporte, ose certifikate personale.