Bajern Mynih: Nëse Riberi ikën, do shkojë vetëm te Reali
E ardhmja e Riberisë nuk do të jetë te Barcelona, as te Mançester Junajtid. E përditshmja spanjolle, "Marca", publikon përgjigjen e drejtuesve bavarezë për presidentin Johan Laporta. "Riberi do të qëndrojë në Mynih, por nëse do të ikë, ai do të shkojë vetëm te Reali". Shenjë kjo që tregon se Bajerni nuk ka ndërmend të humbasë lojtarin e tij, të paktën jo deri në momentin që do të vijë një ofertë e parezistueshme e stilit Kaka apo Ronaldo. Florentino Perez mendohet se do të ofrojë 25 milionë euro plus Shnajder e Van der Vart.