Përse duhet të votojmë?
Pjesëmarrja politike nëpërmjet ushtrimit të së drejtës politike për të zgjedhur është konsideruar si një nga karakteristikat bazë të demokracisë, të konceptuar në mënyrë procedurale-minimaliste. E drejta për të votuar është legjitimuar në mënyra të ndryshme, si për shembull duke u parë si një mënyrë efikase e individit të thjeshtë për të mbrojtur interesat e veta me anë të ndikimit në politikë. Është përdorur dhe argumenti se individi vetë, më mirë se gjithkush tjetër, e di se ç‘është e mirë për të dhe prandaj duhet të lejohet të jetë pjesë e vendimmarrjes politike për çështjet që prekin interesat e tij.
Në radhë të parë, marrja pjesë në votime rëndom është konsideruar jo vetëm si një e drejtë, por edhe si një detyrë normative, morale. Por përgjithësisht një ide e tillë, ashtu si çdo ide demokratike në vendin tonë, është marrë si e mirëqenë dhe nuk i është nënshtruar vlerësimit, testit kritik-logjik. Ideja qendrore e esesë konsiston në pohimin se vetëm votimi i lirë, racional, respektimi dhe vlerësimi i institucionit të zgjedhjeve është në të mirë të interesit të individit votues. Vetëm në qoftë se vota respektohet dhe konsiderohet si qëllim në vetvete, mund t‘u shërbejë qëllimeve, parapëlqimeve, interesave reale të zgjedhësve.
Argumenti më i përdorur kundër idesë së votimit si një formë e pjesëmarrjes politike ka të bëjë me idenë se është përgjithësisht e kotë të ushtrosh të drejtën për të zgjedhur; hedhja e votës në kutinë e votimit nuk ka asnjë impakt në përmirësimin e gjendjes ekonomike-sociale të zgjedhësve. Politika dhe e gjithë klasa politike kategorizohen si të përlyera moralisht dhe si përfaqësues vetëm të interesave të tyre personale për pushtet dhe pasuri, ndërkohë që parapëlqimet e votuesve nuk merren në konsideratë dhe shpërfillen tërësisht. Përdorimi i së drejtës për të zgjedhur si një mënyrë për të ndikuar politikën nuk shpie pra domosdoshmërish në një demokraci reale, ku politikat shtetërore targetojnë probleme sociale, ekonomike të nëngrupeve të ndryshme zgjedhësish, dhe e gjithë kjo për shkak të politikanëve imoralë dhe të pavirtytshëm. Kjo ide përputhet me teorinë e Platonit mbi qeverisjen e mirë, ku mirëfunksionimi i shtetit mendohet si i kushtëzuar nga fakti nëse politikani është i mirë apo i keq, i moralshëm apo imoral. Dhe në qoftë se ata që ndikojnë direkt politikën, udhëheqësit më të lartë të shtetit, janë imoralë, atëherë kjo shpie pashmangshmërisht në një rënie dhe dekadencë të gjendjes së përgjithshme të jetesës.
Në lidhje me argumentin e lartpërmendur, duhet pasur parasysh se sjellja elektorale në Shqipëri ka si karakteristikë themelore të sajën lidhjen e interesave të ngushta, personale të zgjedhësve me interesat për pushtet të partive politike. Votuesi shqiptar e hedh votën e tij duke u përqendruar vetëm në interesat e tij të përveçme, afatshkurtra, të cilat i sheh të përputhshme vetëm me qëllimet politike të partive dhe jo me interesat e individëve të tjerë, që i përkasin të njëjtit grup, kategori apo strukturë sociale, qoftë kjo ekonomike, profesionale, kulturore, klasore, fetare etj. Aq e përhapur është kjo dukuri, saqë të vepruarit sipas kësaj logjike merret si common sense dhe gjithkush që nuk i përshtatet kësaj mënyre të menduari apo vepruari, gjykohet si idealist, i paaftë për t‘u treguar i mençur, i arsyeshëm dhe realist në mënyrën e tij të zgjidhjes së problemeve. Kjo gjendje është e ngjashme me idenë e Hobsit, se ajo që ekziston dhe që përmblidhet në të tashmen, është gjithnjë e mirë, dhe kjo vetëm e vetëm ngaqë ekziston. Kështu, eliminohet që në fillim diskutimi nëse ajo që është do të duhej të ishte ndryshe.
Dukuri të tilla si shitja e votës, përdorimi i votës për një parti politike si një mënyrë direkte për të gjetur apo ruajtur një vend pune, manipulimi i zgjedhjeve, mungesa e grupeve efikase të interesit që do të përpiqeshin të ndikonin politikat për të përmbushur interesat e përbashkëta të anëtarëve përkatës janë shfaqja, ilustrimi më i qartë dhe më i hasur i idesë se ndryshimet në një drejtim të caktuar midis individëve nënkuptojnë njëkohësisht ndryshime dhe papajtueshmëri në çdo drejtim tjetër të fushave të veprimtarisë dhe të jetës së tyre.
Kjo formë e sjelljes elektorale dhe e mënyrës së të menduarit në lidhje me politikën ka strukturën e teorisë së përmbushjes së profecisë vetjake. Zhvlerësimi, nëpërkëmbja totale e institucionit të zgjedhjeve nëpërmjet përdorimit të votës thjesht si mjet dhe jo edhe si një qëllim në vetvete, shpie në shmangien e partive politike nga realizimi i politikave, strategjive dhe programeve të përgjithshme, afatgjata dhe largpamëse, të cilat do të mund t‘u jepnin një zgjidhje të qëndrueshme, solide dhe jo të çastit problemeve të shumta me të cilat shqiptarët janë përballur për një kohë të gjatë, si papunësia, varfëria, uji, dritat etj. Partitë politike u përgjigjen pritshmërive të votuesve individualë, të veçantë, duke realizuar interesat e tyre të përveçme në mënyrë që të ruajnë, marrin apo konsolidojnë pushtetin. Kështu, interesat e individëve nuk përmbushen kurrë në një mënyrë permanente, pasi partitë politike nuk ndjekin në praktikë programet e tyre të gjera përkatëse politike, të cilat mbrojnë, përfaqësojnë interesat e grupeve dhe të shtresave të ndryshme sociale.
Nga njëra anë, zgjedhësit shqiptarë mendojnë se vota nuk është e vlefshme dhe e dobishme për synimet e tyre. Kjo shpie në delegjetimimin e institucionit të zgjedhjeve dhe ka për rezultat jo votimin e lirë dhe racional, por funksionalizimin, operacionalizimin, sendëzimin, komercializimin e votës, shndërrimin e saj në një mall, mjet për se dhe në përdorimin e saj si të tillë. Një qëndrim i tillë elektoral nuk është në të vërtetë racional, sepse megjithëse në një periudhë afatshkurtër mund të realizojë dëshirat e votuesit në një periudhë afatgjatë jo vetëm që nuk i realizon, por edhe pengon plotësimin e synimeve, parapëlqimeve, qëllimeve thelbësore, të vërteta largpamëse dhe jo momentale të zgjedhësve.
Fakti që shumica dërrmuese e shqiptarëve, rreth 80% e tyre, vazhdojnë të votojnë për Partinë Socialiste dhe Partinë Demokratike, pavarësisht dështimeve të tyre në të kaluarën, vërteton, dëshmon dhe provon empirikisht tezën e formuluar më lart.
Si përfundim, mund të thuhet se jo vota si mall, por vetëm respektimi dhe trajtimi i institucionit të zgjedhjeve si qëllim në vetvete mund të shpjerë në përmbushjen reale, jo të rreme, jo iluzore dhe permanente të interesave të shqiptarëve.