E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkarkimi i Spahiut PS letër Kryesisë së Kuvendit

26/01/2012  Partia Socialiste shprehet zyrtarisht kundër kërkesës së mazhorancës për të hetuar nënkryetarin e KLD-së Kreshnik Spahiu. Grupi parlamentar socialist shprehet kundër ngritjes së komisionit hetimor që do të hetojë veprimtarinë e tij, me argumentin se procedura e nisur nga demokratët është e frymëzuar nga qëllime të luftës së brendshme politike në radhët e mazhorancës. Argumenti i dytë i dhënë para votimit në seancën plenare lidhet me mungesën e moralit politik të Kryeministrit Berisha në raport me institucionet kushtetuese dhe përpjekja e vazhdueshme për t’i vendosur ato nën kontrollin e ekzekutivit. Nëpërmjet një shkrese, e cila ka firmën e sekretarit për koordinimin në PS Fatmir Xhafaj, ka dërguar në Kryesinë e Kuvendit argumentet kundër kësaj nisme dhe arsyet pse nuk mund të shkarkohet nënkryetari i KLD-së. Sipas opozitës, Kuvendi nuk mund ta shkarkojë nënkryetarin e KLD-së dhe ligjet në të cilat është bazuar kërkesa e PD-së nuk kanë vlerë për këtë rast. Socialistët argumentojnë se kërkesa për shkarkim nuk është në përputhje jo vetëm me Kushtetutën, por as me kuadrin ligjor në fuqi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›