Berisha tërhiqet nga centrali bërthamor: Projekti ‘on hold’
26/01/2012 Kryeministri takon në Podgoricë homologun malazez Luksiç
Kryeministri Berisha deklaroi dje se nuk ka hequr dorë nga ideja për ndërtimin e një centrali bërthamor, duke theksuar se energjia më e pastër është pikërisht ajo nukleare. Në takimin që zhvilloi dje me homologun malazez kreu i qeverisë shqiptare tha se projekti është në pritje derisa shkenca të japë përgjigje për rreziqet që mbart përdorimi i kësaj teknologjie në vendin tonë. “Unë besoj se energjia më e pastër dhe me kosto më të ulët është ajo nukleare, por Fukushima të imponon të rishqyrtosh qëndrimin, sepse, siç dihet, zonat tona janë tektonike. Kështu që ky projekt mbahet ‘on hold’ derisa shkenca të zgjidhë të gjitha problemet dhe rreziqet e lidhura me përdorimin e kësaj teknologjie”, - tha Berisha. Ai ndodhet për një vizitë zyrtare në Podgoricë, gjatë së cilës pati një takim pune me kryeministrin e Malit të Zi Igor Luksiç. Pas takimit, në praninë e të dy kryeministrave u nënshkrua marrëveshja ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Malit të Zi për përcaktimin e dy pikave kufitare të përbashkëta të kalimit kufitar: Zatrijebacka Cijevna–Grabon dhe për pikën e kalimit kufitar Cerem – Vranica. “Marrëveshja, që si qëllim ka rrugën mes Plavës e Podgoricës, është një nga 3 drejtimet rrugore që janë duke u ndërtuar mes dy vendeve dhe që do të kontribuojnë për një bashkëpunim më të mirë ekonomik mes dy vendeve tona. Në interesin tonë të përbashkët janë dhe liqeni i Shkodrës dhe lumi Bunë dhe ne jemi marrë vesh që të investojmë përpjekje gjithnjë e më të mëdha për përdorimin e këtyre resurseve, në të mirë të zhvillimit më të mirë ekonomik mes Malit të Zi dhe Shqipërisë”, - deklaroi Luksiç në konferencën e përbashkët që dhanë dy kryeministrat. Ai shprehu falënderimet për mbështetjen e Shqipërisë në procesin e integrimit të Malit të Zi në NATO.
Ndërsa Kryeministri Berisha ndër të tjera foli për shqyrtimin në bisedime me homologun të thjeshtimin e të gjitha procedurave të lëvizjes së lirë të mallrave dhe të njerëzve. “Kemi diskutuar për një perspektivë të re, të madhe, në marrëdhëniet dhe bashkëpunimin mes dy vendeve tona mike. Është një kënaqësi e veçantë që dy vendet po investojnë bindshëm për të zgjeruar, për të dyfishuar infrastrukturën që i lidh ato me njëra-tjetrën. Qeveritë tona do të shqyrtojnë investime të tjera dhe mundësitë e ndërhyrjes, qoftë edhe të sektorit publik, në organizimin e tureve turistike në Bunë, në liqenin e Shkodrës etj.”, - tha kryeministri i vendit tonë. Ai shprehu gjithashtu vlerësimin për progresin e ndjeshëm dhe real që shqiptarët me të drejtat dhe liritë e tyre minoritare e njerëzore kanë bërë në Malin e Zi.
Në vijim kreu i qeverisë së Malit të Zi shtroi një drekë për nder të Kryeministrit Berisha dhe delegacionit që e shoqëronte. Gjatë drekës kryeministrat diskutuan për një sërë çështjesh në fusha të ndryshme.
Kryeministri Luksiç
“Ajo që ne po mundohemi që të shohim në marrëdhëniet ndërmjet Malit të Zi dhe Shqipërisë është me të vërtetë një bashkëpunim i mirë, një politikë plotësisht evropiane, që mund të shërbejë si shembull edhe më gjerë, dhe kjo amortizon plotësisht çdo lloj qëndrimi që mund të jetë nacionalist apo ekstrem. Politika jonë është: përkushtim në përmbushjen e standardeve.”
Kryeministri Berisha
“BE-ja ka faktuar se është një komunitet që bazohet mbi të gjitha në liritë dhe të drejtat e individit, në respektim të të gjitha diversiteteve dhe sensitiviteteve në hapësirën e tij. Në këtë kontekst, ideali kombëtar barazohet gjithnjë e më shumë me idealin evropian. Kështu që zërat e ekstremistëve ngjajnë me klithma të një të shkuare që nuk e do më askush.”
Deklarata për pavarësinë
Haxhinasto: Mbështesim GND-në për Kosovën
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme Edmond Haxhinasto përshëndeti deklaratën e takimit të fundit të Grupit Drejtues Ndërkombëtar (GND) për Kosovën, që i hap rrugën procesit të përmbylljes së pavarësisë së mbikëqyrur dhe funksionimit të Republikës së Kosovës si shtet i pavarur e sovran. Përmes një deklarate për mediet ministri Haxhinasto përgëzoi qeverinë dhe popullin e Kosovës për progresin e arritur, të vlerësuar ndërkombëtarisht, në forcimin e institucioneve të shtetit ligjor e plotësisht funksional. “Bashkohemi me thirrjet e GDN-së drejtuar të gjitha vendeve që ende nuk e kanë njohur Republikën e Kosovës që ta njohin atë, pasi kështu i kontribuojnë forcimit të mëtejshëm të paqes, sigurisë e stabilitetit në rajon dhe integrimit të tij si një i tërë në strukturat europiane dhe euroatlantike”, - deklaron kreu i diplomacisë shqiptare. Ai shpreh gjithashtu mbështetjen për apelin që i drejton Serbisë që ky shtet të veprojë në përputhje me zotimet e veta ndërkombëtare dhe t’i japë fund ndërhyrjes së saj në Kosovë.