Mediu akuzon Prokurorinë për mënyrën e formulimit të aktakuzës
Autori i Lajmit: Plarent Shehu
Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, deklaroi në Kuvend se, "nëse Prokuroria kthehet në instrument të politikës, kjo jo vetëm që është e turpshme, por është e rrezikshme". Gjatë debatit të lirë në Kuvend, Mediu u ndal te vendimi i djeshëm i Prokurorisë së Përgjithshme, e cila komunikoi akuzat ndaj tij dhe disa ish-zyrtarëve të Ministrisë së Mbrojtjes, lidhur me çështjen Gërdeci . "Ky akt i organit të akuzës nuk ishte i papritur për mua, sepse veprimet e ndërmarra nga ky institucion, që nga kërkesa për heqjen e imunitetit si deputet, ishin tendencioze dhe kanë pasur vetëm një qëllim, dërgimin e kësaj çështjeje në gjykatë. Pavarësisht nga e vërteta dhe përgjegjësitë për tragjedinë e Gërdecit, Prokuroria kërkon vetëm të lajë duart, duke çuar më shumë se 20 zyrtarë të kësaj ministrie në dyert e gjykatës", - tha Mediu. Nga mënyra se si u ndërtua procesi, sipas Mediut, "kuptohej se ai ishte një proces i motivuar politikisht". Në këtë drejtim, ish- kreu i Ministrisë së Mbrojtjes kërkoi që "ky proces të mos shndërrohet në një farsë dhe gjykata ta gjykojë këtë çështje me ndershmëri edhe në emër të atyre viktimave". Mediu shtoi se "me dorëheqjen nga posti i ministrit të Mbrojtjes dhe me dorëzimin e imunitetit, bëra vetëm detyrën, por nëse do të doja ta fshihja të vërtetën, nuk do të vihesha në dispozicion të drejtësisë". Ai u shpreh i bindur se për tragjedinë e Gërdecit nuk ka asnjë përgjegjësi ligjore. "I ndërgjegjshëm se asnjë gjë nuk mund të zbusë dhimbjen e familjarëve të Gërdecit, vendosa të jap dorëheqjen si ministër dhe të dorëzoj imunitetin, si reflektim i përgjegjësive të mia politike dhe morale, por edhe vendosmërisë për të zbardhur të vërtetën e këtij aksidenti tragjik", - tha Kryetari i PR-së. Sipas tij, "mbas tragjedisë, Prokuroria nxitoi të deklaronte publikisht se ministri i Mbrojtjes ka shmangur Forcat e Armatosura, deklarim që synonte të krijonte përshtypjen se pas kësaj ngjarjeje fshihej interesi privat". "Dje Prokuroria ndryshoi akuzën duke më akuzuar tashmë se kam bashkëpunuar me ushtarakët në Ministrinë e Mbrojtjes. Po, e kam bërë një gjë të tillë, pasi kjo ka qenë pjesë e detyrimit tim ligjor si ministër. Ne kemi punuar me bindjen se municioni i tepërt ishte dhe është një rrezik real për Shqipërinë", - u shpreh Mediu. Ky proces, vijoi ai, është pjesë e detyrimeve ligjore dhe angazhimeve për anëtarësim në NATO, por mbi të gjitha është çështje e sigurisë sonë kombëtare. Ai cilësoi se situata me municionet është një alarm dhe, sipas tij, "kjo përgjegjësi nuk mund t i lihej vetëm Ministrisë së Mbrojtjes. Gërdeci ishte një tragjedi, por të tilla ishin edhe ato ngjarje që ndodhën më parë, sepse çdo humbje jete është një tragjedi", - tha ish-ministri i Mbrojtjes. Lidhur me akuzat e vazhdueshme ndaj tij, Mediu u shpreh se "arrij të kuptoj koniunkturën politike, e cila ndodh jo rrallë në media, por nga ana tjetër, e konsideroj të pafalshme pavarësinë zero të organit të Prokurorisë. Kam duruar çdo akuzë për shkak të atyre viktimave që duan zbardhjen e së vërtetës dhe kam vepruar në mënyrë institucionale, sepse respektoj institucionet e këtij vendi. Për shpifjet në media ndaj personit tim, unë i jam bindur vullnetit të mazhorancës dhe nuk kam kërkuar ndjekje penale për asnjë, pavarësisht se shpif. Por nëse Prokuroria kthehet në instrument të politikës, kjo jo vetëm që është e turpshme, por është e rrezikshme",- tha në përfundim kreu i republikanëve. Ish -ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, si dhe disa ish-funksionarë të lartë të kësaj Ministrie dhe të Forcave të Armatosura, ndër të cilët ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, Luan Hoxha, u paraqitën dje pas mesdite në Prokurorinë e Përgjithshme, lidhur me ngjarjen e 15 marsit 2008, në fshatin Gërdec të Bashkisë së Vorës (Tiranë), kur si pasojë e një shpërthimi në ish- fabrikën e demontimit të municioneve luftarake, humbën jetën 26 persona, ndërsa u plagosën shumë të tjerë. Atyre iu komunikua akuza "shpërdorim detyre në bashkëpunim".
Ky lajm është publikuar: 13/02/2009