“11 shtatori? Vepër e SHBA-së”
Presidenti i Iranit, Mahmur Ahmadinexhad, ka akuzuar Shtetet e Bashkuara se kanë qenë vetë ato që kanë organizuar sulmet e 11 shtatorit për t’i përdorur si “pretekst për të sulmuar Afganistanin dhe të gjithë rajonin”. Deklarata e Presidentit iranian, Ahmadinexhad u bë gjatë një fjalimi të mbajtur në lindje të vendit dhe të transmetuar nga televizioni shtetëror. Ahmadinexhad ka akuzuar edhe “fuqitë arrogante” se “kërkojnë të penetrojnë në mendjet e njerëzve për t’i tërhequr vëmendjen nga çështja e rishfaqjes së Imamit të Kohërave”, pra imamin e 12-të që shiitët e mbajnë të fshehur dhe nga i cili pritet të sjellë drejtësinë në Tokë sapo të rishfaqet. Ahmadinexhad ka hedhur më pas edhe një kërcënim tjetër. “Do t’i presim duart kujtdo që tenton të prekë vendin tonë. Fuqia nuk mund ta ndalojë Iranin, kombi iranian do t’i heqë duart nga krahët çdo agresori nga cilado anë e botës”.