E Shtunë, 31 Tetor 2026

Atentati në Nju Jork, afgani pranon



Një emigrant afgan ka deklaruar se është fajtor mbi organizimin e një atentati në Nju Jork në shtatorin e kaluar. Përpara një Gjykate federale, Najibullah Zazi ka pranuar se ka konspiruar për përdorimin e armëve shfarosëse dhe për të kryer vrasje në një vend të huaj dhe ka pranuar se ka marrë ndihmë nga Al Kaeda. Zazi tani rrezikon burgimin përjetë. Emigranti është një ish-shofer në aeroportin e Denverit. Plani terrorist parashikonte atentate me armë kimike kundër banorëve të qendrës së Nju Jorkut në periudhën gusht 2008 dhe shtator 2009. Zazi u arrestua më 20 shtator në Denver pis kishte mbërritur aty nga Nju Jorku sepse ishte lajmëruar që agjentët federalë po e gjurmonin. Afgani i ri është stërvitur në Peshauar, Pakistan. Në laptopin e tij u gjetën instruktime për të ndërtuar mjete shpërthyese. Përveç Zazi-, 25 vjeç, me të njëjtën akuzë janë arrestuar edhe babai i tij, 53 vjeç dhe imami i Kuinsit, 37-vjeçari, Ahmad Uais Afzali.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›