E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali, supermashtrim 2 miliardë eurosh, nën hetim Telecom Italia



Një riciklim super i madh i parave të papastra, që kap një shumë prej rreth dy miliardë euro, u zbulua nga karabinierët e Ros dhe nga Guardia di Finanza italiane. 56 mandate arresti. Mes emrave të hetuar janë kompani gjigande italiane, si Fastweb dhe Telecom Italia Sparkle. Një mandat arresti është lëshuar edhe për senatorin Nicola Di Girolamo dhe Silvio Scaglia. Akuza për të hetuarit është mbi lidhje me aktivitete të paligjshme, të finalizuar me riciklime dhe pasurim të kapitalit të siguruar ilegalisht nëpërmjet sistemit të mashtrimeve fiskale. Xhiroja komplekse e stërmadhe e këtij biznesi, ka të bëjë me kapitalet që krijoheshin në mënyrë të paligjshme me shitje-blerje false të shërbimeve ndërlidhëse telefonike ndërkombëtare, me vlerën rreth 2 miliardë euro. Disa nga të hetuarit janë arrestuar në SHBA, Britani dhe Luksemburg. Qindra milionë euro ricikloheshin nëpërmjet një rrjeti shoqërish të ndërtuara posaçërisht në Itali dhe jashtë saj. Sipas karabinierëve dhe “Ros”, në policinë e vlerësimit të Guardia di Finanza-s, shteti italian ka pësuar një dëm prej mbi 365 milionë euro, që kanë derivuar nga mungesa e pagesës Iva, nëpërmjet përdorimit të faturave për veprime inekzistuese prej më shumë se 1.800.000.000 euro nga ana e shoqërive të telekomunikacionit. Mes sekuestrimeve janë 247 prona, me një vlerë të deklaruar prej 48 milionë euro; 133 makina dhe 5 varka me një vlerë rreth 3.700.000 euro; 743 raporte financiare; 58 kuota shoqërish me një vlerë prej 1.944.000 euro; kredite kundrejt Fastëeb dhe Telekom Italia Sparkle prej rreth 340 milionë euro; dy pika bizhuterish. Vlera e sekuestrimeve jashtë Italisë kap rreth 15 milionë euro.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›