Shoshi në fokusin e Flamurtarit

Maringlen Shoshi mund të jetë pjesë e Flamurtarit, nëse mbrojtësi fierak do të shkëpusë marrëdhëniet me Apoloninë. Shoshi, i cili i huazua te Besa për ndeshjet e Kupës Intertoto, shprehu pakënaqësinë në lidhje me politikën e pagesave të ndjekur nga Apolonia, ku ai përfiton vetëm 40 mijë lekë në muaj. Sekretari i klubit vlonjate, Geri Cipi, pranoi interesimin për Shoshin, por më parë kërkoi gjetjen e mirëkuptimit të dy klubeve për lojtarin e Kombëtares U-21.