E Shtunë, 31 Tetor 2026

11 të vdekur pas rrëzimit të një balone në Zelandë

Njëmbëdhjetë persona kanë vdekur në një aksident me balonë ajri, pranë qytetit të Carterton, në Zelandën e Re.

Policia dhe dëshmitarët thonë se balona goditi vijat e energjisë elektrike dhe mori flakë, para se binte në tokë.

Incidenti ndodhi në rajonin Uairarapa, rreth 80 km në veri të kryeqytetit Wellington, një zonë që është e popullarizuar për njerëz që merren me këtë hobi.

Pesë çifte nga zona e Wellington ishin në bord, plus pilotin. Askush nuk mbijetoi. Aksident ka ndodhur në një tokë bujqësore në Clareville, në veri të Zelandës së Re.

Incidenti është fatkeqësia më e madhe e ajrore në Zelandën e Re që nga viti 1979, kur një aeroplan nga Zelanda e Re u rrëzua në malin Erebus në Antarktidë, me ç’rast vdiqën 257 udhëtarët që ndodheshin në bord.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›