E Shtunë, 31 Tetor 2026

Man City luan më së miri

Menaxheri i Manchester Cityt, Roberto Mancini beson se është vështirë për Manchester Unitedin dhe Sir Alex Fergusonin të pranojnë se rivali i tyre i qytetit luan futbollin më të mirë në Angli.

City aktualisht gjendet në krye të Premierligës pas 20 xhirosh, tri pikë më tepër se Unitedi dhe Mancini beson se gara në Manchester këtë sezon është jashtëzakonisht e fortë. “Është vështirë të thoni se fqinji juaj luan më së miri”, tha Mancini para përballjes me Unitedin në rrethin e tretë të FA Cup të dielën.

“Është vështirë, por mendoj se deri më tani ne kemi luajtur futbollin më të mirë në Premierligë. Në çdo qytet ku janë dy skuadra, rivaliteti është shumë i tensionuar, Romë, Milano, kudo është shumë i fuqishëm”, shtoi ai. Mancini ka krahasuar situatën aktuale në Manchester me atë në Milano, ku Inter është aktualisht në hijen e rivalit të tij të qytetit, Milan.

“Milan ishte në kulm për shumë vite duke fituar Ligën e Kampionëve dhe Scudetton. Për Interin ishte shumë vështirë, sepse Milan fitonte gjithçka. Këtu ne kemi situatën e njëjtë. City nuk ka histori të njëjtë me Unitedin. Por, brenda disa vitesh mund të jemi më afër tyre. United ka pasur këtë mentalitet fitues për 25 vite, nëse ne fitojmë titullin, ose ndonjë kupë tjetë,r atëherë mund t’iu afrohemi”, përfundoi Mancini.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›