E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hawking: Njeriu do të kolonizojë Marsin!

Profesori Stephen Hawking parashikon se njerëzit do të kolonizojnë Marsin- por jo të paktën edhe për një shekull.

Fizikanti, që ka dekoduar disa nga misteret më të mëdha të universit, tha se është shumë e rëndësishme për njeriun që të përhapet nëpër galaksi, në rast se toka do shkatërrohet.

Ai sugjeron se është thuajse e sigurt që toka do të shkatërrohet nga ndonjë luftë bërthamore ose nga ngrohja globale.

Hawking, që po fliste në 70 vjetorin e tij për dëgjuesit e radio BBC, tha se zbulimi më i madh shkencor do jetë jeta në univers. “Unë jam optimist se progresi në shkencë dhe në teknologji do u mundësojë njerëzve që të përhapen përtej sistemit tonë diellor,” tha Hawking.

Por edhe pse e ka kaluar jetën duke u marrë gjithmonë me subjektet kozmike, kur u pyet se çfarë e preokuponte më shumë, ai tha: “Gratë, ato janë komplet mister”.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›