11 vepra të vjedhura
Njeriu që u arrestua për vjedhjen e pikturës së Picasso-s nga një galeri e qytetit të San Francisco-s, javën e kaluar, po mbante një galeri virtuale në apartamentin e tij, ku ndodheshin edhe njëmbëdhjetë vepra artistike të vjedhura nëpër galeritë dhe hotelet e New York-ut, ka njoftuar policia.
The Bay Citizen ka raportuar se në bastisjen e Hoboken, N.J., shtëpia e Mark Lugo janë gjetur disa vepra që janë marrë në Manhattan, përfshirë një fotografi të Jean-Michel Basquiat nga galeria Skot Foreman, një skicë të Fernand Leger nga hoteli Carlyle dhe një skicë të Picasso-s nga galeria William Bennett.
Lugo është akuzuar për vjedhjen e pikturës së Picasso-s, “Tete de Femme (Koka e gruas),” nga galeria Weinstein në San Francisco pasi një kamerë mbikëqyrëse ka paraqitur një njeri duke ecur nëpër rrugën Geary Street duke mbajtur në dorë pikturën e rrethuar me kornizë. Ai pritet të paditet shumë shpejt, ndërsa avokati i tij ka thënë se ai do të deklarohet i pafajshëm.