E Diel, 1 Nëntor 2026

"110-vjetori do të festohet edhe pa mua"

Silvio Berluskoni nuk do të mundet të jetë prezent në festimet e ditëve të ardhshme për 110-vjetorin e Milanit. Përvjetori është të mërkurën më 16 dhjetor, por presidenti i kuqezinjve "dëshiron, që gjithçka të vazhdojë sipas planit normal". Lajmin e bën të ditur administratori i deleguar i Milanit, Adriano Galiani, i cili dje në mëngjes ka folur në telefon me Kryeministrin italian, që është shtruar në spitalin "San Raffaele" të Milanos menjëherë pas agresionit të pësuar të dielën në sheshin "Duomo". "Kam folur me të, ka shprehur vullnetin se programi i parashikuar duhet të respektohet, ka thënë Galiani. Ai nuk do të mundet të jetë sot në mbrëmje me sponsorët dhe lojtarët në hapjen e ekspozitës së Milanos për 110 vitet e Milanit". Administratori kuqezi ka komentuar, se "presidenti është i fortë, gjithnjë aktiv dhe i gatshëm", por nuk ka dashur të shprehë opinione mbi gjendjen shëndetësore. "Këto gjëra ua lë mjekëve", ka deklaruar ai. Nuk është e parashikuar që një delegacion i skuadrës t‘i bëjë vizitë Berluskonit. "Lojtarët nuk dëshirojnë ta shqetësojnë, ai vizitohet nga kaq shumë njerëz, ka thënë Galiani, që nga shtrimi i djeshëm në spital. Unë jam në kontakt të vazhdueshëm me të".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›